<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Figura e një Prometheu antik – ”Istref Begolli i takon plejadës së aktorëve që vunë themelet e artit skenik në Kosovë..”

Nga: Selman Jusufi

“U lodha duke e përseritur jetën time. Nuk mundem më! Më dëgjoni për herë të fundit. Unë isha ai që kërkonte vendin ku do të ishte e dobishme puna e tij, zanati që di. Unë s’di tjetër pos lojës sime. Kjo është ikja ime e fundit. Po i kthehem zërit të sime amë që më thërret … Ja balta që u krijua nga dheu. Do të mbillem në këtë baltë…” (Istref Begolli në “Bregun e pikëllimit” të Teki Dërvishit,- 1986)

Pas borës së qershorit të viteve të tetëdhjetë në Shkup, me rekuizitat e skenës dhe tekstet e ndaluara të dramaturgut në xhep, kthehem në Prishtinë. Në skenën e re takoj statujën e Eskilt dhe pas saj tragjediantin e parë të aktrimit tonë, Istref Begollin. Ai ishte një aktor i madh i teatrit. Padyshim ndër më të mëdhenjtë e Gadishullit. Ky ishte fati i tij …

Para lufte rrinte i vetëm në Odë. I mbyllur mes mureve gri që mbanin pikturat me ngjyrë etnosi të Mulliqit, shkrimin e shenjtë në kornizë, fotografi personazhesh nga shfaqjet, kritika të moçme teatrore, gazeta të zverdhura mbi tavolinë … Kohën dhe shkëlqimin që mungonte …

Pas agresioni dhe eksodi prapë i vetëm. Me një makiato në kafe-teatër. Përcillte kohën mbi akrepat e orës në një tavolinë. Jetonte me të kaluarën. Nuk e vërente humbjen, rrënimin, as fundin fatal! …

Istref Begolli i takon plejadës së aktorëve që vunë themelet e artit skenik në Kosovë. Dekada me radhë ishte ikonë e këtij teatri. Kishte shenjë mbrojtëse dhe kod mjeshtëria e aktrimit të tij. Kreacioni i tij prezantonte kultin e skenës sonë dhe personazhet e tij brilante paralajmëronin historinë e re të teatrit modern. Ishte aktor me prirje dhe habitus të rrallë. Aktrimi i tij burimor: pamja, intuita, shqiptimi, timbri i zërit, forca aktruese, semiologjia skenike, fjala dhe krejt trupi i tij ishin në shërbim të një estetike teatrore që karakterizon personalitete artistësh të një rangu të lartë.

Begolli kishte figurën e një Prometheu antik (si ajo statuja e Eskilit që e takova në fillim), shpirtin e një magu që sapo ngjitej në skenë me heshtjen e rëndë dhe hapat që shkelnin qetë, trondiste skenën apo “dërrasat” qe dikush i quajti “ jetë”. Personazhet e tij ngjanin në një pikturë të gjallë, shfaqjet ku aktronte ai kishin “Pamje ferri”, si te Dante. Dhe, ai ishte një fisnik që udhëtonte për në Parajsë.

Mbante llogari mbi gjendjen e trupit dhe të shpirtit. Kishte botëkuptim të gjithanshëm artistik mbi teatrin dhe filmin si art i gjallë.

Puna aktoreske për te ishte një dhunti krijuese. Personazhet e tij ishin skulptura të skalitura deri në detaje. Ishte inferior dhe refuzues ndaj pseudokrijimtarisë, shundit, kiçit dhe spekulimit teatror. Ishte një klasik modern, me prirje dhe talent, një maestro i madh dhe aktrimi për te ishte një ritual jete, një refleksion shpirti dhe intelekti. Për te, puna në skenë ishte një shqiptim ëndrre, një si udhë shpirti, një lloj Nirvane deri në katarsis. Një jetë e jetuar në kozmos…

Pra, ai e njihte teatrin antik të Eskilit në Greqi apo atë të mbretit Progon në Iliri.

Begolli e lartësoi aktrimin shqiptar. Ishte Moisiu i ri i skenës shqiptare.

Aktroj në shumë shfaqje dhe filma artistik. Disa nga rolet e tij antologjike i realizoj tek: “Erveheja“, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur“, “Shtetrrethimi“, “Otello“, “Riçardi i tretë“, “Makbethi“, “Agamemnoni“, “Sfinga e gjallë“, “Dërvishi dhe vdekja“,”„Konfiteori“ dhe “Bregu i pikëllimit“.

Pas eksodit të madh dhe kthimit në Kosovë, Talia i hapi portat për artist dhe udhëtarë… Në skenën me atmosferë Çehovi në hollin teatror, në një tavolinë Istrefi Begolli (me do të tjerë) ulej qetë. Ngadalë hiqte orën nga dora, lexonte kohën e artit dhe të lirisë mbi akrepa. Bënte një ritual, në pritjen fatale ndoshta të një roli, ndoshta të një mbretit Lir …

Në errësirën skenike, Talia e tij e dashur vallëzonte mbi në një bordel. Ai fare nuk e kthente kokën pas … Bardin askush nuk e shihte, askujt nuk i duhej dhe ai asgjë nuk kërkonte. Ishte vete ai mjeshtri i harrimit!…

Pasi dikur do të tjerë na mësuan se sa pak vlen kjo jeta jonë, pas ritualit të përditshëm dhe pritjes së gjatë, ai një ditë u ngrit nga tavolina ime, qetë. Vuri orën në dorë, zbriti shkallëve teatrore. Në barnatore bleu një ilaç të lirë mbi vetminë dhe u ngjit “Bregut të diellit“ për shërim … Pikërisht si dikur personazhi i tij në “Bregun e pikëllimit” tridhjetë vjet më parë, që i jepte jetës fund! Por, tash jo në skenë …

Një natë dimri me borë (nga një penicilinë), në të shtatëdhjetat, vital dhe impozant, njeriu fisnik, me mjekër dhe flokë të bardhë ra në komë, në një gjumë të thellë dhe të gjatë. Nuri i vdekjes i qëndronte mbi koke. Doajeni i skenës i tha kësaj bote: lamtumirë! …

Ishte ky akti i fundit i dramës së tij: pa publik, pa duartrokitje, pa fjalë mortore pa kolegë e miq. Si në një poezi – protestë të Jeseninit.

Ishte ky testamenti i tij.

Pastaj dikush tha se ishte kjo nata kur nga injoranca e “vranë” Istref Begollin.

Si dikur: Dita kurë e vranë Gjon Lenonin.

postbck postbck

Recent Posts

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Projekti Rrenjet Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe…

14 hours ago

Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

Në vitin 1995, kur pluhuri i luftërave në ish-Jugosllavi ende nuk kishte rënë dhe makineria…

15 hours ago

Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

Nga Kastriot Bezati Frashëri, vendlindja e Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit dhe Samiut, ka qenë dhe…

16 hours ago

Sinan Pasha (Lumjani/Kukësiani(1506-1596), Pesë herë Kryevezir/Sadrazam/Kryeminister

...i njohur edhe si Koca Sinani (Sinani i Madh), lindi në Topojan të Lumës/Kukesit Sinan…

16 hours ago

Këto janë metodat më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…

2 days ago

Pse trajtimet kundër kancerit nuk funksionojnë njësoj për të gjithë pacientët?

  Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…

2 days ago