Nëse keni problem me ngrohjen në ambientin tuaj, më poshtë është një këshillë shumë e vlefshme.
Ky truk do të sigurojë ngrohje të shpejtë të banesës në orët e hershme të mëngjesit, hapësira më të ngrohta gjatë ditës dhe humbje më të vogël të ngrohtësisë pas fikjes së radiatori, transmeton lajmi.net.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ngjitni ndonjë material reflektues në mur pas radiatorit ose stufës, të tilla si p.sh. folie alumini ose folie metalike për të mbrojtur xhamat e makinës nga dielli.
Në këtë mënyrë radiatori apo cilido trup ngrohës më nuk do të ngrohë murin pranë të cilit gjendet, ndërsa vetvetiu ngrohtësia nuk do të depërtojë në mur, por do të kthehet në hapësirë.
Nëse nuk dëshironi të ngjitni folie drejtpërdrejt në mur për shkaqe estetike, mund ta vendosni një copë kartoni apo ndonjë material të ngjashëm, mirëpo në atë mënyrë që folia të jetë e kthyer nga jashtë, në drejtim të trupit ngrohës.
Kartoni nuk duhet të ngjitet në mur, por vetëm mbështeteni pas radiatori, stufa, shporeti apo ngrohësja dhe pasi të kalojë dimri mund ta largoni.
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…