<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos ta harojmë kurrë: Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip!

Kam cituar shpesh herë librin e studiuesit Gaetano Petrotta “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe” pasi, si albanolog dhe studiues i huaj, ai në atë që shkruan është krejt i pa ndikuar nga rrymat politike e ideologjike që Ballkani ka përvetësuar ose prodhuar gjithnjë duke krijuar një rajon, përbërësit e të cilit ishin armiqësorë me njëri – tjetrin.
Një ndër figurat që ai përmend është edhe Imzot Pjetër Bogdani, Ipeshkëv i Shkodrës e më pas i Shkupit dhe autor i “Çeta e Profetënve”, një prej librave më të hershëm shkruar në shqip. Në përshkrimin e jetës dhe aktivitetit të tij fetar, letrar dhe patriotik, Petrotta na jep edhe disa fakte interesante rreth Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë të tërthortë.
Në fund të vëllimit II të “Çeta e Profetënve”, pjesë e cituar nga Petrotta, thuhet: Perandori Shtjefën i Shtëpisë së Nemanjëve ia ndau dheun e vet qefalijve të tij më të merituar dhe për besë dhe për virtyt: atë anë që prej Hekurit (që sot thirret Somokovë) dhe shtrihet deri mbi ujë të Hasit, sot Vardarit, i cili rrjedh midis Shkupit, ia dha Bogdanit, njeri i drejtë, siç thotë Marin Urbini…
Siç thashë më lart, vepra është e shkruar në gjuhën shqipe, ndërkohë që imz. Pjetër Bogdani nga vendlindja ka shkuar drejt Italisë me studime. Kjo do të thotë se gjuhën shqipe ai e ka fituar në vendlindje, pasi ajo është gjuha e nënës dhe kjo na thotë se në Maqedoni flitej shqip.
Ndërsa në parathënien e librit (libri është shkruar në vitin 1683), Imzot Bogdani thothë:
Ky Zotëri në Padova [po të lexojmë edhe pjesën tjetër të parathënies shohim se bëhet fjalë për Kardinalin Gregor Barbaringo që e strehoi kur imzot Pjetri u arratis pasi përndiqej nga turiqt] më dha shtëpi, shërbëtorë, kuaj e koçi, t’i përdorja sipas dëshirës. Por unë, duke refuzuar të gjitha këto, e luta që të më shtypej libri im, duke qenë ky i vetmi mendim që kisha.
Kështu që, duke u kthyer në tokën tonë, të mund të kisha në dorë një qiri të ndezur për të ndriçuar atë dhe të vobektë të Arbërisë e të Serbisë, i cili në pjesën më të madhe flet shqip, pasi ka dalë nga Arbëria prej së cilës u përhap në të besimi i shenjtë; prej nga sllavët pët autonomazi, fenë katolike e quajnë: Pra, duket qartë: Në Maqedoni e në Serbi flitej shqip!

Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

9 hours ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

13 hours ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

15 hours ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

5 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

5 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

5 days ago