<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”FUSTANI” veshja kombëtare greke, Më 1820, më shumë se gjysma e Athinës fliste shqip

Pjesa më e bukur e arvanitasve, arbëreshëve të Greqisë, është folklori i veçantë. Lirikat e vjetra janë këngët që i këndojnë lirisë, dashurisë dhe të qenit kaçak. Këto këngë këndohen dasmave. Duke qenë se gjuha e arvanitasve nuk u shkrua kurrë, ajo u ruajt në mënyrën më të veçantë nëpër këngë.

Arvanitasve, bashkombasve tanë, historia u njeh kontributin e jashtëzakonshëm në luftën për pavarësi; mund të përmendim këtu, plejadën e heronjve arvanitas, si: Nikolla Kriezoti, Athanas Skurtanioti, Kiço Xhavella, Andrea Miauli, Teodor Kollokotroni, Kostandin Kanari, Dhimitri Pllaputa, Teodor Griva, Bubulina, Marko Boçari, Gjeorgji Karaiskaqi, Odise Andruço e shumë e shumë të tjerë, të cilët janë sot, për historinë e Greqisë, pjesë e lavdisë së revolucionit të 1821-it.

Sipas konsullit Jean Giraud, fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës (deri më 1650). Raporti i vitit 1820, deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip.

Kostumi kombëtar grek ishte fustanella shqiptare…

Një rrëfim bashkohor nga konsulli, i besueshëm, Jean Giraud, vë në dukje se ndërsa fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës, në vitin 1650, deri në vitin 1674, gati dy të tretat e të gjithë tokës kishte kaluar në duart osmane dhe kultivuesit fshatarë u bënë thjesht punëtorë, në tokat për të cilat ata kishin pasur më parë të drejta më të mëdha (Collington, 1913; 38).

Megjithatë, një pjesë e shqiptarëve, sigurish që u shpërngulën në Athinë. Vaporiis citon një raport të vitit 1820, i cili deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip (1985; 155).
Në shtet-kombin e ri grek, krijimi i një gjuhe, një kulture dhe një folklori kombëtar (Herzfeld, 1982) u shoqërua edhe me standardizimin e gjuhës së veshjeve, si për gruan, e cila vishte atë që u bë i njohur si kostumi i parë i mbretëreshës Amalia, edhe për burrat, të cilët gjithnjë e më shumë vishnin “fustanellën” (‘fustanin’ shqiptar).
MekuliPress.com


Titulli: The Making of the Modern Greek Family: Marriage and Exchange in Nineteenth-Century Athens
Autori: Paul Sant Cassia, Constantina Bada et. al.
Botues: Cambridge University Press, 1992

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago