<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mozaiku i lashtë me mbishkrimin e një thënie parimore të dijetarit Sokrat

Aleksander Hasanas 

Kemi dëgjuar e lexuar shpeshherë për mbishkrimin e famshëm: “ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ; GNOTHE SAWTON” të shkruar sipër hyrjes qendrore të Orakullit në Delphi. Kjo është një mënyrë e veçantë që Apolloni kishte zgjedhur të nxiste, nëse jo për të detyruar, njeriun që do të kalonte nëpër portën e tempullit të tij, e të merrej me veten e tij, ta kthente mendimin dhe të zbulonte fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë, të ndërgjegjësohesh se kush je në të vërtetë dhe jo kush mendon ose dëshiron të besojnë për ty..

Parimet e mbishkruara mbi një shkëmb masiv, në orakullin e Delfit, janë një grup prej 147 aforizmash të mbishkruara. Fillimisht, besohej se ato ishin dhënë nga perëndia Greke ApolloniOracle në Delphi, Pythia dhe për këtë arsye i atribuohen Apollonit. Studiuesi i shekullit 5 -të, Stobaeus më vonë i atribuoi ato Shtatë Dijetarëve të Greqisë.

Studiuesit bashkëkohorë pohojnë se autorësia e tyre origjinale është e pasigurt dhe se ‘ka shumë të ngjarë që ato ishin fjalë të urta popullore, të cilat më vonë priren t’i atribuohen shërbesave të veçanta’.  Ndoshta më i famshmi nga këto maksime është ‘Njih vetveten’, i cili ishte gdhendur në tempullin e Apollonit në Delphi. Rendi dhe formulimi specifik i secilit ‘parim’ ndryshon në mes versioneve (dhe përkthimeve) të ndryshme të tekstit.

Ky ‘aforizëm’: “γνθι σεαυτόν = Njih vetveten” – është i njohur si i shkruar në gjuhën e quajtur ‘greke = greke’ (lat. nosce te ipsum) – Themi kështu sepse gjuha greke (ajo e lashta), fondi i saj gjuhësor i takon një popullsie shumë here edhe më të gjerë, fiseve, e dialekteve të shumta të popujve banorë të tej brigjeve mesdhetare dhe atyre lindore Azi e vogël, e kryesisht dialekteve të njohura si ajo: Eoliane, Doriane, Joniane, Attikase, peleponeze, thrako – maqedonase-iliriane, prej nga ku doli, u poll gjuha ‘latino – teknike greke’.

Fillimisht për të parë se ky mozaik i shkruar në ‘gjuhën teknike greke’, se fjalët aty i takojnë gjuhës se lashtë shqipe i drejtohemi etimologjisë së fjalës së saj: ‘Njoh’, (fitoj dije) njohje, njoha – njofa, njova ‘to know’ – e cila sipas V. Orel, G. Meyer, Camarda, Frisk, Pedersesn e të tjerë (shih në foto shkrim) – kjo fjalë shqipe buron nga PAlb *gnska e lidhur ngushtë edhe më rrënjën e ndërtuar IE *gena- ~ *gno = njo-h’ – fjalë kjo e afërt edhe me atë greke *γιγνώσκω; gignósko = di.

Pra vihet re qartë se edhe fjala greke ‘gignósko’ – larg asaj të shkruarës në mozaikun e Delfit gjendet gati identike si fjalë shqipe, ku më e dallueshme aty tek kjo fjalë gignósko është sufiksi ‘sko = ska’ e njëjtë si tek PAlb *gnska = njoh ~ fitoj dije; gno = njo(h), dhe këtu duhet theksusr se ky sufiks “sk'<>ks’” vjen si dertivat i shkronjës së lashtë ‘x = ks / sk’ e cila sjell njëkohësisht dhe barazvlerën ‘x = h’, – ndaj kemi si rezultat: *gnᾱska = Gnoh = Njoh në të sotmen shqipe, kjo veti e njohur edhe tek fjalët e lashta shqipe nga PAlb ku aty kemi:

*skija = hije’ njëjte ashtu si *ksanja = Huaj, i huaj, apo *skuna = hun -i, hu, (huri prej druri) e plotë shembuj të tjerë të gjuhës shqipe ku: ‘x = sk/ks = h’ të  cilat i gjeni tek shkronja ‘H’ e gjuhës shqipe në  fjalorin e saj etimologjik.

Studiuesi i madh R. Beks dhe po ashtu edhe Hjalmar Frisk sjellin etimologjinë  e tyre mbi këtë fjalë  të  lashtë  të  gjendur edhe në  Iliadë, duke theksuar se fjala greke ‘γιγνώσκω, gignṓskō’, është  veçse një  riprodhim i fjalës lat. ‘nōscō’ dhe pa hareuar se në gjuhën shqipe kemi identike: (G)ńoh = njoh, njoha, njova, bëhem i qartë, fitoj dije.

Lexojmë tashmë nga origjinali:

“γιγνώσκω, {gignskō -s Format: dialekti jon, κ. γνώσκω (krh. γί̄νομαιτίας γίγνομαι), epidaur. di, aor njoh, perfekt.  njohκα, fut. E di, në mënyrë analoge. -σ- γνώσσθη̃ναι, γνωσμαι, më vonë σ- Aor. të njihet (Njeriu.)
Gramatika: v.
Kuptimi: ‘njoh, njohu’ (që nga Il.).

Etimologjia: ‘Γιγνώσκω i tanishëm është përveçse një riprodhimin (epidaur. Γνώσκω) nga lat. (G) nōscō’, apers. xšnāsa – në xšnāsāhiy‘ ju duhet të vini re (konj.) etj., me siguri edhe me alb. ńoh identike; me formimin paralel i vonë á -jñāsam ); njohës, lat. Nōtus… Faqe 1,308-309

Pra siç vihet re pranohet se kjo fjalë greke ka origjinën e saj prej shqipes ‘ńoh; (njoh)’, e njohur edhe si latine e vonë – ‘Nōtu’, – por gjithësesi duhet theksuar se mbishkrimi aty nuk njihet si latin (romak) por grek në  Delfi tempulli i njohur i rrezeve diellore Apollon, bir i dritës; Diellit/Zeus. (Ab-yl-on)

Por jo vetëm kaq, në mozaikun e lashtë në Delfi, kemi të shkruar edhe fjalën e dytë aty: *σεαυτόν = veten’, vetja; ‘vet/veten’ – fjalë kjo, në gjuhën greke gjendet me etimologji të panjohur, të pasigurt, i trajtuar ku përemër vetor edhe nga Hjalmar Frisk: Griechisches Etymologisches Wörterbuch. E shohim atë:

ατός {autós}

Format: () ατός ‘i njëjti, i njëjti

Kuptimi: ‘vetë’ (që nga Il.), gjithashtu përdoret si përemër anaforik i personit të tretë në gjuhën greke (ky; kjo). Prejardhur: Derivatet: ‘ατίτης, ατότης’ f. ‘Identiteti’ (SE: τατότης), me kuptim të paqartë kompozita ‘α’ tek ky përemër vetor ‘ατός’.

Etimologjia: Meqenëse nocioni gramatikor i “të njëjtës” i njëjti, është zhvilluar nga një përdorim specifik i hershëm, kjo etimologji mbetet e panjohur, tek të gjitha përpjekjet etimologjike ato kanë një vlerë shumë të kufizuar.

Shih: Schwyzer 613f.  Froehde BB 20, 193ff. Mezger Word 2, 229. 1.191-192
Faqja 1,191-192

Pra siç edhe e lexuam, kjo fjalë e lashtë ατός {autós} ngelet e paqartë, për të  gjitha gjuhët e provuara nga autorët e mësipërm, të cilët ashtu siç ndodh rëndomë “harojnë” krahasimin me gjuhën shqipe, një gjuhë kjo nga më të lashtat me vlerën e një gjuhe ‘nismëtare’, ‘amë’  e gjuhëve IE.

Në fjalorin krahasues midis gjuhëve indo-europiane (Comparative indo-european languages) nga Isidore Dyen, Joseph Kruskal dhe Paul Black, gjejmë  në fjalorin Phrygian pikërisht fjalën: ‘ve, oe = vetja (self)’ – ‘unë  vetë’, ‘i njëjti’, e sigurisht kjo fjalë e lashtë frigje njërokshe, ‘ve’ gjendet ende në  fjalorin e gjuhës shqipe ‘Ve’ prej së cilës kemi, ‘i/e ve’ {e ve; vejushë; i/e vetme (single)} dhe sigurisht po aty kemi fjalët, ‘unë vet, vetja ime’, por edhe fjalën ‘vet’ e cila tregon një veprim të kryer pa dëshirën tonë, (ra u thye vet, u shkreh vet) vetpërdorim, vetedukim, si edhe në raste kur tregon mjete (motorike) të cilat ndërveprojnë vetë, ecin, lëvizin vet, rrotullohen, mbështillen vet, etj. Si p.sh. në gjuhën shqipe kemi mjetin: ‘vetecës = veturë’} ‘vet/udhë; veturë’.

Për këtë po sjellim etimologjinë e fjalës shqipe ‘vet, vetja ime’ kjo fjalë edhe në fjalorin e gjuhëve të vjetra ballkanike, me autorë: Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak. Albanian Vocabulary in the Palaeo-Balkanic and Indo-European View

(C) *autos’ the same’: AIb. uetë ‘id.’|| NPhr. ΑΥΤΟΣ, OPhr. Autaj (dat. sg. fem.) || Gk. αυτος, {Cret. Αϝτος || Mess. Atauetes ‘in the same year’, cf. Gk. aτοετές adv. ‘id’.

Dhe mjafton që kësaj fjale të pastër shqipe, shpjeguar saktësisht edhe nga autorët Ignacy Ryszard Danka dhe Krzysztof Tomasz Witczak: Ti vendosim para saj foljen shqipe natyrale të dialektit Geg ‘A = ȃshtë, ôshtë, është’ do shohim aty fjalën: A’vet, fjalë kjo e cila në gjuhët e krijuara religjionare teknike, si ajo greke edhe tek gjuha perandorake ‘latino-romake’ do të lexohej njëjtë si ende sot nga; ‘a’vet = *auto’ sepse (v = u) dhe kështu e njëjta ndodh edhe tek gjuha greke: ‘a’vet = afto’ (sepse në gjuhën greke është e njohur shkencërisht kalimi, derivati i shkronjës së  lashtë  pellazge: β = v;υ /ϝ/f (eaftó = a vet; vetja ime).

Pra, edhe fjala e dytë e këtij mozaiku të lashtë me mbishkrimin: ‘ΓΝΩΘΙ CΑΥΤΟΝ’ flet shqip, kjo edhe për një arsye tjetër, sepse në këtë shprehje të shkruar aty, shihet qartë edhe shkronja ‘C = S’ – bashkëtingëllore kjo e panjohur për gjuhën greke, sot e ndër mote, gjë e cila sërish e përjashton mundësinë e shkrimit grek, sepse dihet e njihet botërisht se në gjuhën “greke” shkronja ‘Σ = S’ (dhe jo ‘c = s’) pra kjo shkronjë greke ‘Σ’ e lashtë fenikase mungon tek ky mbishkrim tek kjo fjalë: “CΑΥΤΟΝ”

Ndërkohë fjala *njoh’ është e shqipes, përveç sa pamë më sipër, kjo fjalë shqipe ‘ńoh; njoh’ – gjen zhvillim semantik të pandërprerë, në vijim, e pandryshuar nga rrënja, IE *Ineh3- apo tema e kësaj fjale ‘*gʸnō; njo-h’. Pra, tek gjuha shqipe kemi: NJOH, Njohje, Njohës, Njohur, Njohuri; di, dije, dijeni, Njohshëm, e bëj të Njohur; Njoftoj, Njoftim, Njoftohem, etj.

Si rezultat: Mozaiku i famshëm i Delfit i shkruar në gjuhën ‘koine greke’, flet shqip …

Referencat dhe shënimet:

Standardi Shqiptar: Mançe et al. 2005: 261; Koçi & Skendi 1950: 85; Mann 1948: 74; Mann 1957: 209. [Orel 1998: 64], shpjegoi nga proto-shqiptare *dīja – njohje’, Indo-evropiane ‘për të vëzhguar’, një etimologji pothuajse universale e pranuar. Sinonim i dytë: ɲɔh [Mançi et al., 2005: 261], [Koçi & Skendi 1950: 242]), zakonisht përdoret në kuptimin ‘të njohësh (smbd.), të njihet me’, fiton dije, etj. e rindërtuar në  indo-evropiane *gʸenə– ~ *gʸnō- = njoh.

https://thevore.com/phrygian/

www. Palaeolexicon.com /langues/index

postbck postbck

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

21 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

21 hours ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

22 hours ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

22 hours ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

22 hours ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

23 hours ago