<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Masakrat greke e serbe dhe copëtimi i Shqipërisë

ÇËSHTJA SHQIPTARE
MASAKRAT GREKE E SERBE DHE COPËTIMI I SHQIPËRISË
Sapo u njoftua se do të mbahej Konferenca Botërore e Paqes në Versajë, qindra e qindra të interesuar u turrën drejt këtij vendi historik, ku do të vendosej lumturia e ardhshme e të gjithë popujve. Midis tyre mbërritën edhe shqiptarët, të cilët duke besuar se deklarata solemne e aleatëve, që ata luftuan për të thyer zinxhirët e tiranisë dhe për të siguruar paqen universale, ishte e vërtetë.
Por, për zhgënjimin e tyre të madh, kur arritën atje, zbuluan se koha e drejtësisë duhej kërkuar në të ardhmen; sepse ishte e qartë se problemet e kombeve të ndryshme po zgjidheshin sipas fuqisë dhe jo sipas së drejtës. Kombet e vogla dhe pa miq, si Shqipëria, duhet ende të sakrifikohen, në Sofrën e Paqes në dobi të tiranëve të tyre.
I tillë është fati i Shqipërisë, – një Belgjikë e dytë, – viktimë e shekujve të shkuar. Në këtë ditë, kur ajo ngre zërin, jo për keqardhje, por për drejtësi, duke u lutur për pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, një numër përfaqësuesish në Konferencën e Paqes jo vetëm që nuk do t’i kushtojnë vëmendjen më të vogël territorit të cilit iu grabit padrejtësisht në Kongresin e Berlinit më 1878, dhe veçanërisht në Konferencën e Londrës të vitit 1913, por po mendojnë t’i presin edhe një pjesë tjetër; dhe çfarë të bëjnë me të? T’ua japin si shpërblim atyre që i vranë, që i masakruan, që i shkatërruan, që i poshtëruan ata, që i dogjën dhe i torturuan deri në vdekje, dhe që bënë që mijëra e mijëra prej tyre të ikin larg shtëpive të tyre të shtrenjta.
Zoti Venizelos pretendon se i ashtuquajturi Epir është grek. Nëse popullsia e Epirit është greke, pse qeveria greke në verën e vitit 1914 dërgoi “regjiment pas regjimenti” kur nuk kishte luftë midis Shqipërisë dhe Greqisë, “pa paralajmërim, pa provokim, pa justifikim”?
Pse ushtarët grekë plaçkitën dhe nëpërkëmbën gra e fëmijë të pafuqishëm?
Pse dogjën dhe shkatërruan treqind fshatra?
Pse dogjën 12 000 shtëpi?
Pse vranë 8 000 njerëz dhe pse lanë të pastrehë 125 000?
Nëse popullsia e Epirit është greke, pse 350 000 u larguan për të shpëtuar jetët e tyre nga pushtuesve grekë?
Kryepërfaqësuesi serb, zoti Pashiç, i cili besojmë se për hir të parimeve të drejtësisë dhe njerëzimit do të tërhiqte pretendimet e tij për Shqipërinë e Veriut, së fundmi i ka bërë thirrje të pandërprera Konferencës së Paqes që të lejohet të na grabisë një pjesë të madhe të tokës sonë më pjellore; por nëse është kështu, pse serbët më prill 1914 shkatërruan 100 fshatra në Shqipërinë e Mesme dhe lanë të pastrehë 100 000 shqiptarë?
Pse serbët dhe malazezët në Shqipërinë e Veriut i bënë 30 000, të pastrehë?
Pse qëlluan, vranë me bajoneta ose dogjën për vdekje 20 000 burra, gra dhe fëmijë?
Ne pyesim Pse?
I NDERUARI AUBREY HERBERT, ANËTAR I PARLAMENTIT TË LONDRËS, THOTË:
“Shqipëria ka pësuar fatkeqësi të mëdha nga trupat serbe, greke dhe malazeze. Jam i bindur se këta njerëz u shfarosën në mënyrë sistematike nga ata që ishin betuar se do të ishin miq të tyre. Shtetet e tjera ballkanike kanë mbretërit e tyre, shtypin dhe diplomatët e tyre; por shqiptarët po vuajnë në heshtje. Sepse ata nuk janë në gjendje të ankohen apo të reklamojnë tmerrin e vuajtjeve të tyre, ata janë lënë të vdesin, pa ndihmë…”
Në vitin 1919, Italia hyri në Vlorë dhe gradualisht pushtoi pjesën më të madhe të vendit. Kur shqiptarët dëgjuan deklaratën e tyre solemne se kishin ardhur për t’i çliruar dhe se po vendoseshin atje përkohësisht, i pritën me gëzim dhe entuziazëm të madh. Por për zhgënjim të madh të popullit shqiptar, me kalimin e kohës u zbulua motivi i vërtetë i pushtimit italian dhe pretendimet e tyre imperialiste u bënë të njohura për të gjithë botën… Qeveria italiane, në emër të mbretit të saj, më 3 qershori 1917 shpalli bashkimin dhe pavarësinë e plotë të Shqipërisë, por i harroi shpejt premtimet e bukura, se ishte mike e kombeve të vogla, dhe këtë ditë, ajo vetë, i dha arsye Shqipërisë të armiqësohet me të.
Ne dëshirojmë të besojmë se Italia, për hir të drejtësisë, do t’i tërheqë pretendime të tilla dhe do të mendojë për premtimin e saj solemn, duke ndihmuar kështu në pakësimin e mundësive për telashe të mëtejshme.
Nëse këto çështje jetike shqiptare do të lejohen nga Konferenca e Paqes që të varrosen, në të ardhmen e afërt, ato do të shpërthejnë si një vullkan i fuqishëm dhe ata që do të guxojnë t’i vulosin padrejtësisht një fat të tillë Shqipërisë, do të mbajnë përgjegjësi.
“ARGUMENTI” I VENIZELOSIT
Argumenti kryesor i përdorur nga të gjithë përfaqësuesit e çdo kombi për pretendimet e tyre përkatëse bazohet në frazat Uilsoniane, domethënë, parimi i kombësisë, i drejtësisë dhe i njerëzimit. Por për fat të keq kur bëhet fjalë për praktikë ato zbatohen vetëm pjesërisht.
Pikërisht në këto parime të sipërpërmendura i mbështet z. Venizelos argumentet e tij në lidhje me çështjen trake, por ne do ta pyesim atë: pse ai i shpërfill tërësisht të njëjtat parime kur ato zbatohen në Shqipërinë e Jugut? Zoti Venizelos, si dhe çdo anëtar i Konferencës së Paqes, është i vetëdijshëm se shumica e popullsisë së Shqipërisë së Jugut (pjesë të cilën z. Venizelos e lakmon), që është puro shqiptare, nuk do të pranojë kurrë që t’i nënshtrohet Shqipëria e Jugut Greqisë, kësaj Greqie dyfytyrëshe, mishërim politik i tradhtisë dhe i brutalitetit; tani z. Venizelos gjen miq e shokë mu në zemër të Konferencës së Paqes.
Nëse Konferenca është e paduruar që të vendosë një paqe të qëndrueshme në Ballkan, është detyra e saj që t’i kthejë Shqipërisë atë që është copëtuar prej asaj padrejtësisht, në 1878 dhe sidomos në 1913. Mënyra e sigurt për të shmangur një luftë tjetër në Ballkan është që të shpërblehet Greqia me një rritje territori për tradhtinë e saj të neveritshme ndaj kauzës së qytetërimit.
~ Paris, 22 gusht 1919
Thënie për shqiptarët


“The Albanian Cause”, The Chicago tribune and the Daily news, New York (Paris, Friday, August 22, 1919).

Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

5 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

5 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

7 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

1 day ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

1 day ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

1 day ago