Rezistenca e Azem Galicës dhe e gjithë trupave të tij, të mbështetur nga e gjithë popullsia e zonës ishte heroike. Gjatë luftimeve një plumb e goditi në shpatullën e djathtë, por plaga nuk ishte e rëndë dhe ai vazhdoi luftimet.

Pas 8 orë luftimesh me 84 trima të vrarë kundrejt 94 serbëve të vrarë, Azem Galica me bashkëshorten e tij, Shoten, dhe trimat tjer, arrijnë të gjejë një shteg për t’iu shmangur rrethimit.

Nëse Serbia e mbajti për afro 100 vjet Kosovën, gjatë këtij shekulli ajo tokë është larë me gjakun e burrave dhe grave që luftuan me armë në dorë kundër raprezaljeve dhe gjenocidit. Kështu ndodhi atë të martë të nxehtë të 22 korrikut të vitit 1924, kur plumbi i dalë nga pushka e një serbi e plagosi rëndë Azem Galicën për t’i shkaktuar vdekjen 4 ditë më vonë.SKENA E VRASJESPas mesit të natës së 21 korrikut 1924, rreth 2 mijë ushtarë të shoqëruar me 12 topa të ushtrisë jugosllave ia behën në Kosovë duke sulmuar fshatrat Galicë, Mikushnicë dhe Lybavec. Objektivi ishte asgjësimi në masë i shqiptarëve që i kishin rezistuar pushtetit serb.

Mes tyre objektivi kryesor ishte vrasja e Azem Galicës dhe trimave të tij, prandaj rrethimi i kullës së tij ishte pjesa më e rëndësishme e planit të këtij sulmi.

Por edhe pse të papërgatitur, rezistenca e Azem Galicës dhe e gjithë trupave të tij, të mbështetur nga e gjithë popullsia e zonës ishte heroike. Gjatë luftimeve një plumb e goditi në shpatullën e djathtë, por plaga nuk ishte e rëndë dhe ai vazhdoi luftimet, edhe pse ishte plagosur.

Pas 8 orë luftimesh me 84 trima të vrarë kundrejt 94 serbëve të vrarë, Azem Galica me bashkëshorten e tij, Shoten, dhe trimat, arrijnë të gjejë një shteg për t’iu shmangur rrethimit. Ishte ora 16.00 e 22 korrikut 1924 kur dy xhandarë po e ndiqnin nga pas, duke qëlluar në drejtim të tij.

Një plumb tjetër goditi gjerdanin e fishekëve rezervë që mbante në brez dhe kjo shkaktoi shpërthimin e barutit të disa fishekëve, duke i sjellë dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore. Që nga ky moment Azem Galica ishte i paralizuar.

I ndodhur në këtë gjendje, shokët e transportuan duke e vendosur në një barrelë të përgatitur me mjete rrethanore. Pas tri ditësh udhëtim me disa ndalesa, Azem Galica vdiq në duart e bashkëluftëtarëve të vet dhe të bashkëshortes Shote. Ishte ora 06.00 i 25 korrikut, kur teksa jepte amanetet e fundit, ai dha shpirt.

AZEMI DHE SERBIA

Për të kuptuar më mirë se kush ishte dhe sa peshë kishte Azem Galica mjafton të sjellim një deklaratë të deputetit të Kosovës, Jovan Magovçeviçi në Parlamentin e Beogradit, më 11 tetor 1923 i irrituar ndaj veprimatrisë së tij.

”Zotërinj, unë i kam dy vota, një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Për luftën në Arbërinë e Vogël folën qarqet e mëdha politike e diplomatike të Evropës.

Shtypi i asaj kohe e kishte lëndë të parë këtë betejë.

“Në luftën dëshprimtare që u ba, u plaguen 150 shqiptarë. Disa nga këta kanë ardhë për shpëtim në Krumë… Sigurisht Azemi nuk dihet se ku ndodhet.”

Vlen të përmendet se në këto momente doli si kushtrim thirrja që duket sikur kumbon edhe sot:

“Prite Azem Galicën”!

VARRI NGA SHPELLA NË NJË KOMPLEKS PËRKUJTIMOR

Ishte një nga amanetet e Azem Galicës që ta varrosnin në një vend të sigurt, të fshehtë dhe të thellë, në mënyrë që trupin të mos ia gjenin serbët.

Bashkëshortja dhe miqtë e tij e varrosën në një vend ku do qëndronte për 47 vjet. Në shpellën “Çuku që kërcet” të malit të Përçevës, 73 metra thellë, varri i tij u ngjan më shumë atyre të faraonëve të Egjiptit të lashtë.

Në vitin 1974 eshtrat u nxorën prej andej dhe u varrosën në varrezat e familjes në Galicë.

Duhet të kalonin 96 vjet që eshtrat dhe varri i Azem Galicës të merrte nderin që meritonte. Më 19 gusht të vitit 2016 shteti i Kosovës i kreu nderim zyrtar, më dinjitozin heroit të vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here