Francis Salvador më 11 janar 1775, u zgjodh anëtar i Kongresit provincial të Karolinës së Jugut, duke u bërë i pari hebre i zgjedhur në një pozitë të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Francis Salvador, pronar plantacionesh, u zgjodh në këtë post megjithëse Kushtetuta e shtetit të Karolinës së Jugut u sanksiononte të drejtën e votës vetëm të krishterëve.
Më pas, ai u bë hebreu i parë që u vra gjatë Revolucionit amerikan. Ai po drejtonte një njësi të forcave policore të këtij shteti, kur u sulmua nga forcat monarkiste britanike dhe nga indianët e Amerikës.
Salvador u plagos rëndë që në fazën e parë të luftimeve dhe vdiq disa ditë më vonë. Familja e tij rridhte nga hebrenj, të cilët ishin larguar nga Spanja në periudhën e Inkuizicionit.
Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…