<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet në Tokë do të shpërthenin në të njëjtën kohë?

Në mbarë botën ka rreth 1500 vullkane potencialisht aktive. Megjithatë, për një shkencëtar, një vullkan llogaritet si aktiv nëse ai ka shpërthyer të paktën një herë gjatë 10.000 vjetëve e fundit. Dhe u bazuar në këtë përkufizim vetëm rreth 550 vullkane kanë shpërthyer në historinë e regjistruar.

Por numri i saktë është shumë më pak i rëndësishëm sesa madhësia e tyre. Shpërthimet e vullkaneve klasifikohen duke përdorur Indeksin e Eksplozivitetit Vullkanik (VEI). Një VEI shkakton hedhjen në ajër të të paktën 10.000 m3 material vullkanin, dhe çdo zero pas këtij numri korrespondon me 10 herë më shumë material të nxjerrë.

Shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë ishte ai i mali Tambora në vitin 1815, me një VEI në shkallën 7. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua deri 2600 km larg, dhe në atmosferë u shpërndanë më shumë se 160 km3 material.

Ai shpërthim vullkanik bëri që temperaturat në Hemisferën Veriore të binin me 0.5°C për 6 muajt e ardhshëm pasi pluhuri bllokoi rrezet e Diellit. Viti 1816 u quajt si “viti pa verë”. I kombinuar me modelet kaotike të reshjeve, ai shkaktoi shkatërrimin e të korrave në mbarë globin.

Por Tambora ishte vetëm njëri nga vullkanet. Deri më sot njihen32 vullkane me VEI 7 apo VEI 8. Dhe nëse të gjithë ata do të shpërthenin në të njëjtën kohë, kjo do të ishte një ngjarje që do të sillte zhdukjen e shumicës së gjallesave, përfshirë njerëzimit.

Shpërthimet fillestare, do të shkaktonin rrëzimin e shumicës së avionëve që do të gjendeshin në ato momente në udhëtim, shembjen e godinave në SHBA-në perëndimore, Amerikën e Jugut, Evropën Jugore dhe Lindjen e Largët, si dhe do të shkaktonin daljen jashtë funksioneve të rrjeteve energjetike në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.

Edhe uji i pijshëm do të bëhej toksik nga hiri, ndërsa temperaturat globale mund të binin me 15°C për të paktën për 6 muaj, ndërsa shiu acid do ta bënte të pamundur zhvillimin normal tëbujqësisë për dekadën e ardhshme. Fatmirësisht, kjo është thuajse e garantuar se nuk do të ndodhë ndonjëherë.

Vullkanet nxiten nga ngritjet e lokalizuara të magmës që ndodhet nën koren e Tokës. Çdo vullkan që shpërthen në të njëjtën kohë, do të ishte si çdo flluskë në një pije të gazuar që e çan menjëherë sipërfaqen.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

6 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

6 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago