Çfarë duhet të dini rreth dhimbjes së kokës në anën e majtë

Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta, disa janë më të rrezikshme dhe kërkojnë ekzaminimin dhe terapinë e duhur. Prandaj është e rëndësishme të dalloni ndryshimin midis tyre.

Në këtë artikull do të flasim rreth informacioneve për simptomat, shkaqet dhe trajtimet e dhimbjeve në anën e majtë të kokës.

Llojet kryesore të dhimbjeve:

Migrena

Migrena karakterizohet nga një dhimbje e fortë koke, e cila mund të jetë pulsuese. Zakonisht fillon rreth syrit e më pas përhapet në të gjithë kokën. Ajo mund të shkaktohet nga:

– stresi

– ushqime të caktuara

– duke fjetur shumë ose shumë pak

– drita të forta ose pulsuese

– zhurmë e fortë, e vazhdueshme

– zhurmat e forta

Migrena shoqërohet me këto simptoma:

– ndryshime në shikim

– të përzier dhe të vjella

– marrje mendsh

– ndjeshmëri e lartë ndaj zërit, dritës, prekjes ose aromës

– mpirje në fytyrë

Tensioni muskulor

Dhimbjet e kokës nga tensionimi i muskujve,janë zakonisht më pak të forta se migrena, por përsëri mund të shkaktojnë shumë dhimbje. Tensioni muskulor mund të nxitet nga:

– stresi

– tensioni muskulor në qafë ose shpatulla.

– qëndrim i keq i trupit.

– dëmtim i mëparshëm i qafës

Simptomat përfshijnë:

– dhimbje që mund të fillojë pas syve dhe të përhapet në ballë ose në pjesën e pasme të kokës.

– muskuj të kontraktuar të qafës dhe shpatullave.

– dhimbja shpesh përkeqësohet në fund të ditës.

Dhimbja e kokës “Cluster”

Është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke të përsëritura në periudha të gjata kohore dhe shumë të forta, kryesisht në njërën anë të kokës. Ato shpesh ndodhin në pranverë ose në vjeshtë, prandaj disa njerëz i ngatërrojnë me dhimbjet e kokës nga alergjitë. Simptomat përfshijnë:

– dhimbje rreth njërit sy ose njërës anë të ballit.

– dhimbja e cila bëhet më e fortë pas 5-10 minutash dhe mund të zgjasë 30-60 minuta.

– dhimbjet më të forta mund të zgjasin deri në 3 orë.

Shkaktarë mund të jenë:

– Hundët e bllokuara ose me sekrecione të rrjedhshme.

– Ënjtje e njërës prej qepallave të syrit ose të të dyjave.

– Acarim në njërin sy.

– Fytyrë e acaruar (e skuqur ose e djersitur)

Shkaktarët të tjerë mund të jenë faktorët e fshehur si:

– lëndimet

– sëmundjet inflamatore

– problemet me enët e gjakut

– përdorimi i tepërt i ilaçeve

– sinoziti

Kini parasysh se këto faktorë mund të jenë më të rrezikshëm se llojet kryesore të dhimbjeve të kokës. Kur duhet të kryeni një vizitë mjekësore?

– Kur dhimbjet e kokës zhvillohen pas moshës 50 vjeç dhe vijnë duke u përkeqësuar ose duke ndryshuar natyrë.

-Kur një person përjeton ndonjë simptomë që lidhet me faktorët e fshehur.

– Kur këto simptoma përfshijnë paqartësi në shikim,ethe dhe djersitje.

– Kur vërehen ndryshime në funksionin mendor ose personalitetin e një personi.

– Kur dhimbjet e kokës ndodhin pas një goditje në kokë.

– Kur ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

5 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

5 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

5 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

5 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

6 days ago