<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arbëreshi që mbrojti Shqipërinë, në krye të Italisë

Nga: Aurenc Bebja*, Francë

“Le Gaulois” ka botuar, të premten e 18 shkurtit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Francesco Crispi-t me Shqipërinë, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Crispi dhe Shqipëria

Është e natyrshme që gazetat përpiqen të shpjegojnë dhe justifikojnë qëndrimin e Italisë ndaj Shqipërisë. Thonë se interesi që ka qeveria e Romës për situatën dhe fatin e ardhshëm të vendit të shqiptarëve (Skipétars) nuk daton nga dita e djeshme dhe citojnë fjalët e thëna më shumë se një herë nga Crispi, fjalë që përcaktojnë sigurisht linjën që Italia duhet të ndjekë në çështjen shqiptare.

Crispi u interesua për fatin e Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, atë personale. Diktatori i parë italian i kohëve moderne, sepse edhe Crispi ishte diktator, por i një lloji të ndryshëm nga z. Musolini dhe diktatura e të cilit u shemb pas fatkeqësisë në Adoua (Abisini – Etiopie), ishte me origjinë shqiptare dhe me sa duket, mburrej për këtë. Familja e tij kishte emigruar në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Shqipëria dhe ishte vendosur në Siçili.

Duke folur për Shqipërinë, Crispi një herë tha këto fjalë:

“Ne kemi për detyrë të shmangim ose të paktën, të ruhemi nga çdo ndikim i huaj në këtë vend. Paprekshmëria e Shqipërisë duhet të vihet në krye të politikës sonë të jashtme. Neglizhimi i kësaj pike do të ishte ngritja e një pengese të pakapërcyeshme për të ardhmen tonë në Adriatik.”

Në ditarin e tij, Shqipëria përmendet në një bisedë që ka pasur më 26 tetor me Domenico Farini-n, asokohe President i Senatit:

“Në 1887, – tha Crispi, – ne ishim kundër që Austria të merrte Bosnjën dhe Hercegovinën. E parashtrova këtë mendim, në emër të qeverisë italiane, ndaj Derby-t dhe Bismarck-ut. Këta, në një marrëveshje që më bëri përshtypje të mrekullueshme, u përgjigjën : “Merreni Shqipërinë”. Sigurisht, unë u përgjigja: “Çfarë të bëjmë me të?” Dhe Derby shtoi: “Është gjithmonë një garanci”. Dhe Bismarck-u shprehu këtë mendim: “Nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, merrni një tokë tjetër turke në Adriatik.”

Crispi vazhdon në ditarin e tij: “Më ishte i qartë kuptimi i fjalëve të dy shtetarëve, të cilët kishin motivuar refuzimin tim për t’i dhënë Austrisë Bosnje-Hercegovinën nga pikëpamja e mbrojtjes ushtarake të Italisë. Kufijtë tanë lindorë janë të hapur ndaj pushtimit të armikut dhe nëse ne përforcojmë Austrinë me territor të ri, do të përballojmë dëmin.”

***

Duke komentuar këtë deklaratë dhe opinionin e shprehur nga Derby dhe Bismarck-u, gazetat italiane thonë se nëse Crispi, nuk e kishte realisht në programin e tij politik aneksimin e Shqipërisë në Itali, ai nuk do të pranonte që territori të binte nën dominimin e një fuqie tjetër. Në një nga shkrimet e tij të datës 1 maj 1900, ai shprehu idenë e tij për këtë temë:

“Kohët e fundit, tha ai, pohohet me shumë lehtësi se diplomacia vjeneze po mediton për pushtimin e Shqipërisë. Ky pohim është më i veçanti. Shqipëria nuk është sllave; është një komb me personalitetin e tij, me një gjuhë dhe zakone që të kujtojnë origjinën e tij pellazge. Në këto kushte, do të kuptonte se duke pranuar një zotim të gjatë dhe të lashtë, do të pranohej që Shqipëria të shpallte pavarësinë e saj, por do të ishte një gabim shumë i rëndë ta inkorporoje atë në vendet sllave të Evropës. Pranimi për aneksimin e Shqipërisë në Austri, nuk do të ishte një avantazh për këtë perandori dhe do të ishte një dëm i pallogaritshëm për Italinë, që do të shihte kështu fshirjen dhe përgjithmonë të çdo gjurmë të influencës së saj mbi Adriatik.”

Dhe z. Crispi shton:

“Një ofendim i tillë ndaj arsyeve tona, të drejtave tona, të mbështetura në një traditë të lavdishme, nuk do të ndodhë. Miqësia e ngushtë dhe e përzemërt, e kultivuar gjatë pesë shekujve, e sjell Shqipërinë shumë më afër nesh sesa me Perandorinë Austriake, ku aneksimi i saj vetëm sa do të rriste mosmarrëveshjet racore dhe konfuzionin e gjuhëve.”

***

Pas Crispi-t, ishin Markezi i San Giuliano-s dhe Konti Guicciardini ata që u kujdesën shumë për Shqipërinë. Këta dy ministra – të keqkuptuar nga kryetarët e këshillit të asaj kohe, që nuk kuptonin asgjë nga politika e jashtme – (flet kështu l’Idea Colaniale) bënë çmos për të rinovuar marrëdhëniet e dikurshme me Shqipërinë dhe për të vazhduar programin e Crispi-t. Gazetat italiane shtojnë se këta dy ministra, me Crispi-n, ishin pararendësit e depërtimit italian në Shqipëri, promotorët dhe vazhduesit e politikës shqiptare që Italia përuroi në 1890 dhe që zoti Mussolini po zbaton sot, duke miratuar paralajmërimin tradicional: “Mbani sytë nga Shqipëria”.

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

6 hours ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

1 day ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

1 day ago

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore: Dosjet sekrete të Operacionit Cicero

Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…

1 day ago

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

  Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…

1 day ago

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

  Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…

1 day ago