<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohen Hektori dhe Akili në një mozaik romak në Britaninë e Madhe

Është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, mozaiku, i cili përshkruan një skenë nga Iliada. Mendohet të ketë qenë dyshemeja e një shtëpie të pasur romake nga shekulli III-IV pas Krishtit dhe sipas arkeologëve asgjë e ngjashme me të nuk është zbuluar më parë. Mozaiku romak u zbulua në një fushë në East Midlands, në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërthur rëndësinë arkeologjike dhe cilësinë e lartë artistike.

Fragmentet e para u zbuluan në fillim të vitit 2020, gjatë periudhës së bllokimit të parë për shkak të pandemisë, kur një fermer i ri gjeti aksidentalisht gjurmët e mozaikut mijëravjeçar. Më pas ai kontaktoi ekipin arkeologjik të Këshillit të Qarkut Leicestershire, autoriteti lokal që kontrollon trashëgiminë historike. Nga ky moment filluan gërmimet, të kryera në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Universitetin Leicester.

Mozaiku ka përmasa njëmbëdhjetë me shtatë metra. Ai përshkruan një episod të famshëm të Iliadës, duelin midis Hektorit dhe Akilit, në fund të Luftës së Trojës. Pak paraqitje të këtij episodi janë të njohura në Evropë dhe deri më tani, ky është i vetmi në tokën britanike. Sipas rindërtimit të arkeologëve, mozaiku formonte dyshemenë e asaj që ishte ndoshta një sallë e madhe e destinuar për bankete, ose një zonë e banesës e rezervuar për rekreacion dhe kohë të lirë.

Është pjesë e një vile të madhe perandorake të vonë (shek. III-IV pas Krishtit) e ndërtuar në një sërë kanalesh kufitare së bashku me ndërtesa të tjera të zbuluara nga një studim gjeofizik dhe një studim arkeologjik, duke përfshirë një kompleks me ujëra termale dhe disa magazina për grurin. Kjo tregon  se struktura i përkiste një individi të pasur dhenjë njohës i letërsisë klasike. Mbi mozaikët, midis shtresave të rrënojave që i mbulonin, janë zbuluar mbetje të eshtrave të njeriut, që ndoshta do të datojnë në kohën e vonë romake ose në mesjetën e hershme.

Vendi ndodhet në tokë private dhe nuk është i aksesueshëm për publikun për momentin, por zbulimi i mozaikut dhe kompleksit të vilës do të tregohet në një dokumentar në BBC Two në vitin 2022.

Britania krenohet me shumë pasuri të së kaluarës. Në histori, mbeten të famshme gërmimet e Sutton Hoo, që u zhvilluan në vitin 1939, kur u zbulua një anije funerale anglo-saksone e shekullit të 7-të, një nga zbulimet më të mëdha në historinë britanike.

Kishte tre pushtime të mëdha që formësuan jo vetëm historinë e vendit, por edhe gjeografinë e disa vendeve në Britani. Dy të parat në duart e vikingëve dhe normanëve, kurse i treti, më i madhi, filloi në vitin 42 pas Krishtit, kur legjionet romake mbërritën në ishull. Pushtimi romak i Britanisë së Madhe zgjati deri në vitin 410 pas Krishtit, duke lënë pas rrugë, monumente dhe legjenda.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

13 hours ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

1 day ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

2 days ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

2 days ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

2 days ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

2 days ago