Nëse keni qëndruar mjaftueshëm në TikTok, me siguri që jeni tunduar të gatuani makaronat e famshme me djathë dhe domate qershi. Por kjo recetë nuk ishte e vetmja në listën e gatimeve më të kërkuara në Google për vitin 2021.
5. Shogayaki – pjatë e kuzhinës japoneze. “Shoga” do të thotë xhenxhefil ndërsa “yaki” skarë ose skuq. Receta përmban mish derri (por mund të jetë edhe viçi) dhe është pjata e dytë japoneze më e njohur. Përbërës të tjerë janë salca e sojës, mirin, qepë, hudhër dhe sheqer.
4. Charcuterie board – pjatë ose dërrasë e përbërë nga shumëllojshmëri mishrash të gatuar ose të pjekur. Kur shërbehet, shpesh shoqërohet me djathë, bukë, domate, ullinj, fruta e përbërës të tjerë sipas dëshirës.
3. Pasta feta – receta e famshme dhe e thjeshtë e TikTok. Një fetë e madhe djathi dhe domate qershi vendosen në furrë, shoqëruar me erëza dhe vaj ulliri. Më vonë i shtypim duke krijuar një salcë të tradhë dhe u hedhim sipër makaronat.
2. Nasi goreng – pjatë nga Azia Juglindore me oriz të skuqur, gatuar me copa mishi dhe perime. Përbërësit kryesorë janë oriz i skuqur, mish ose perime, shumëllojshmëri erëzash dhe salcë soje.
1. Tacos birria – tacos të famshme të përbëra me tortilla, mish, speca të thatë, salcë etj.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…