Stina e vjeshtës karakterizohet edhe nga rënia e gjetheve. Për vozitësit, ato paraqesin goxha pengesa, pasi mund ta bëjnë asfaltin e rrëshqitshëm, por edhe mund ta mbulojnë nëse e keni parkuar veturën nën një pemë.
Por a duhet hequr menjëherë fletët e rëna mbi veturë? Po. Gjethet mund të dëmtojnë veturën, respektivisht ngjyrën e veturës. Pa dyshim, jo në masën sa jashtëqitjet e shpendëve, por mjaftueshëm sa për të bërë dëm. Fjala është për situatat kur gjethet rrinë me ditë mbi veturë dhe u ekspozohen shiut, diellit e situatave tjera atmosferike.
Sipas hulumtimeve, varet shumë edhe nga lloji i gjethes, pasi disa kanë një shkallë më të lartë të aciditetit. Gjethet e lagura, të cilat mund të gjenden në vetura pas shiut, do të lënë gjurmë pluhuri pas tharjes. Në të njëjtën kohë, do të lëshojnë lëngje, polen të precipituar dhe acid. Acidi mund të gërryejë ngjyrën, ndërsa lëngjet janë ngjitëse dhe gjithashtu mund të kenë një efekt negativ si përfundim. Lëngjet mund të hiqen me alkool dhe me një leckë të butë. Pra, zgjidhja më e mirë është të mos parkoni nën një pemë.
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…