<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Burrat e shtetit përballë Zotit e kombit

”KISHA NË SHTËPI TË VET, SHTETI I ATDHEUT”

Volteri, Viktor Hygoi, Zhorzh Klemonso (Georges Clemenceau), Aristide Briand, Jean Jaures, Mustafa Kemal Ataturk… gjashtë figura kryesore në historinë e mendimit dhe në eksportimin e konceptit të laicitetit francez.

Volteri, pararendësi

Volteri, në vitin 1762, mbretëronte në Evropën e Iluminizmit. Për muaj të tërë, ai do të mobilizohej me mish e shpirt për të siguruar rehabilitimin e Jean Calas, një protestant i dënuar me vdekje gabimisht dhe i torturuar në publik. Në emër të tolerancës, kundër fanatizmit fetar. Tragjedi, poezi historike, traktate dhe rrëfime filozofike: pena dhe zgjuarsia thurën lavdinë e tij.

Hygo, anatemuesi

Pas revolucionit të vitit 1848, Viktor Hygo u bë një avokat i pasionuar për Republikën. Në Veçasnti, ai denoncon “partinë e klerit” dhe katolikët që duan të kontrollojnë sistemin arsimor. Me formulën “Kisha në shtëpi të vet, Shteti i Atdheut” ai do të frymëzojë brezat e republikanëve. Në 1850, Viktor Hygoi do të zgjedhë përfundimisht kampin e tij, atë të Republikës, atë të lirisë që drejton njerëzit kundër tiranisë së shpatës dhe furçës së ujit të bekuar. Triumfi i “Hernanisë” në Komedinë franceze, suksesi i jashtëzakonshëm i “Katedralja e Parisit”, përmbledhjet me poezi ia mundësuan këtë njohje, pas asaj të Akademisë Franceze.

Klemonso, luftëtari

Republikan radikal dhe ateist, Zhorzh Klemonso, gjatë karrierës së gjatë, qe një kundërshtar i paepur i Kishës dhe i forcave politike që e mbështesnin atë. Kredoja e tij nuk do të ndryshonte për asnjë çast: të drejtat e njeriut dhe ligji republikan duhet të mbizotërojnë mbi dogmën fetare dhe të drejtat e Zotit. Kur 76-vjeçari Zhorzh Klemonso u thirr në krye të qeverisë, në nëntor 1917, e përmblodhi programin e tij si më poshtë: “Për të bërë luftë, sërish luftë, gjithmonë luftë, deri në çerekun e fundit të një ore”.

Briand, pajtuesi

Socialisti Aristide Briand është arkitekti i madh i ligjit të ndarjes së Kishës dhe Shtetit, i shpallur më 9 dhjetor 1905. Gjatë muajve të gjatë të përgatitjes dhe diskutimit të këtij teksti, ai përpiqet të qetësojë katolikët dhe të çarmatosë antiklerikët më të zjarrtë. Më 11 qershor 1903, deputeti rishtar, Aristide Briand, u zgjodh raportues për Komisionin Parlamentar i krijuar për të përgatitur një projekt-ligj për ndarjen e kishës nga shteti. Askush nuk parashikon se do t’ia dilte. Bota katolike e kundërshtoi me dhunë idenë, ndërsa republikanët e shtynë me kujdes premtimin për tridhjetë vjet.

Jaurès, themeluesi

Në prill 1905, pikërisht në momentin kur po merrte pjesë në vijën e parë të bashkimit të socialistëve francezë, Jean Jaurès ndërhyri me vendosmëri në debatin parlamentar mbi ligjin e ndarjes. Pragmatik, njëlloj si Aristide Briand, ai dëshiron të qetësojë marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës katolike. Republika dhe socializmi, për të është e njëjta betejë. Mjaft që ato të themelohen, të dyja, në bazë të laicitetit, pasi kjo nënkuptohej si parakushti për lirinë e mendjes dhe ushtrimin e intelektit. Falë shkollës, së pari ajo duhet të jetë motori i emancipimit intelektual, më pas i emancipimit shoqëror të proletariatit.

Ataturku, reformatori

Republika turke u krijua në 1923 mbi rrënojat e Perandorisë Osmane. Themeluesi i tij, Mustafa Kemal Ataturku do të reformojë dhe do ta vendosë fenë laike në mbarë vendin. I vetëdijshëm që Islami ishte shumë i ngulitur për ta luftuar atë ballë për ballë, ai do ta vendosë atë nën një kontroll të fortë të shtetit. Në vitin 1933, Edouard Herriot, i kthyer nga një udhëtim zyrtar në Turqi, do t’i thurte ditirambe, këngët e gëzueshme korale: “reformat e ndërmarra dhjetë vjet më parë nga Mustafa Kemali, e shndërruan Perandorinë e Vjetër Osmane në një Republikë të re dhe aktive. Për më tepër, një republikë laike”./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

11 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

12 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

12 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

13 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

13 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

13 hours ago