<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studimi i ri: Aspirina rrit rrezikun e infarktit të zemrës

Përdorimi i aspirinës e rrit me 26 për qind rrezikun e infarktit të zemrës tek njerëzit që kanëqoftë edhe një faktor predispozues lidhur me këtë gjendje. Në këtë përfundim mburrin një studimi ri i botuar ditët e fundit në “ESC Heart Failure”, revista e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

Faktorët predispozues përfshinin pirjen e duhanit, obezitetin, tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. “Ky është studimi i parë që raporton se në mesin e individëve me të paktën një faktor rreziku për të pësuar infarkt të  zemrës, ata që merrnin aspirina, kishin më shumë gjasa që si pasojë të pësonin një gjendje të tillë, sesa ata që nuk e përdornin këtë medikament”- thotë autori i studimit dr.Blerim Mujaj i Universitetit të Frajburgut në Gjermani.

Ndikimi që ka aspirina lidhur me infarktin e zemrës është i diskutueshëm. Ky studim synonte të vlerësonte lidhjen që ajo ka me incidencën e infarktit të zemrës tek njerëzit, me dhe pa sëmundje të zemrës, dhe të vlerësonte nëse përdorimi i këtij medikamenti, lidhet me një diagnozë të re të infarktit të zemrës tek ata persona që janë të rrezikuar.

Analiza përfshiu 30.827 individë që kishin predispozita që të shfaqnin probleme me zemrën, të cilët u regjistruan nga Evropa Perëndimore dhe SHBA për studimin HOMAGE. Me termin “në rrezik” u përkufizuan një ose më shumë gjendje:si pirja e duhanit, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pjesëmarrësit i përkisnin moshës mbi 40 vjeç, dhe nuk kishin pësuar ndonjëherë infarkt të zemrës. Sa i përket përdorimit të aspirinës, pjesëmarrësit u pyetën gjatë kohës që u regjistruan, dhe më  pas ata u klasifikuan si përdorues ose jo të saj. Pjesëmarrësit u ndoqën për incidencën e parë të infarktit të zemrës, me pasoja fatale ose jo, gjendje e cila kërkon shtrim në spital.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 67 vjeç, dhe 34 për qind e tyre ishin gra. Në fillim, nga një total prej gjithsej 7.698 pjesëmarrësish, 25 për qind prej tyre merrnin aspirinë. Gjatë studimit që zgjati pak më shumë se 5 vjet, 1.330 pjesëmarrës pësuan infarkt të zemrës.

Ekspertët vlerësuan lidhjen midis përdorimit të aspirinës dhe këtij problemi pas përshtatjes së të dhënave për gjininë, moshën, indeksin e masës trupore, pirjen e duhanit, përdorimin e alkoolit, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, kolesterolin në gjak, kreatininën, hipertensionin, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe trajtimin me reninë, frenuesit e sistemit angiotensin-aldosteronit, bllokuesit e kanalit të kalciumit, diuretikët, beta-bllokuesit dhe barnat për uljen e lipideve.

Në mënyrë të veçantë, marrja e aspirinës lidhej me rritjen e rreziku deri në 26 për qind,për të pësua një tjetër infarkt të zemrës. Për të kontrolluar qëndrueshmërinë e rezultateve studimi upërsërit, kësaj here duke përjashtuar pacientët të cilët kishin pasur edhe më herët shqetësimetë sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga 22.690 pjesëmarrës, 74 për qind e të cilëve nuk kishin pasur më parë shqetësime të  sëmundje kardiovaskulare, përdorimi i aspirinës u shoqërua me një rritje prej 27 për qind të rrezikut të infarktit të zemrës. Dr.Mujaj tha se “ky ishte studimi i parë i madh për të hetuar lidhjen midis përdorimit të aspirinës dhe infarktit të zemrës tek individët me dhe pa sëmundje të zemrës, pavarësisht faktorëve të rrezikut”. Eksperti tha se për të verifikuar këto rezultate, nevojiten studime të tjetra të mëdha e të rastësishme në shumë vende të botës. / Medicalxpress – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Lodhjet e marramendjet e shpeshta, çfarë mund të tregojnë për shëndetin

    Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike për të cilat zakonisht nuk mendojmë, si…

17 hours ago

Në këtë ditë fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

  Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 15 qershori do të fillojë fazën e…

17 hours ago

Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?

  Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për shëndetin e zemrës ose të tretjes, është koha t’i…

18 hours ago

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

  Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh,…

2 days ago

Profesioni më i ‘rrezikshëm’ në botë, punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro

      Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në…

2 days ago

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

  Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në…

2 days ago