<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Letra Perëndimit nga lideri historik

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1993 u kishte drejtuar dhjetë kërkesa urgjente shteteve perëndimore, për ta zgjidhur problemin e Kosovës, që në atë kohë ishte futur në një krizë të thellë politike.

Një dokument i bërë viral tashmë, nga mediet në Kosovë, Rugova kishte përmendur se Kosova është në krizë për shkak të disa arsyeve, ku ka përmendur se tensione janë rritur për shkak të 30 mijë ushtarë serbë dhe 25 mijë policë patrullojnë në Kosovë.

Si arsye që e thellon krizën, Rugova ka listuar edhe faktin se, serbët lokalë janë të armatosur. Pastaj, thotë se forcat paramilitare të Arkanit ia mësyjnë fshatrave shqiptarë për të bërë punë të pista.

Ndër të tjera, thuhet se, pasi Millosheviçi “kreu” punën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të drejtohet kah Kosova.

Rrjedhimisht, Rugova përmes 10 kërkesave urgjente u tregoi shteteve të perëndimit se çfarë duhet bërë.

Vendosjen e një numri të konsiderueshëm forcash të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë.

Vendosjen e Kosovës nën protektoratin e OKB-së.

Vendosjen e misioneve të jashtme (ndërkombëtare) në Kosovë.

Rritjen e zonës “të mos fluturohet” përmbi Kosovë.

Të ndalet pastrimi etnik nga Serbia në Kosovë.

Të çarmatosen strukturat paramilitare serbe, të vendoset artileria e rëndë nën kontrollin ndërkombëtar.

Të rihapet aeroporti i Prishtinës, për fluturimin e ndihmave humanitare.

Të ndalet kolonizimi i Kosovës nga Serbia.

Të lejohet që lirshëm Kuvendi dhe përfaqësuesit e popullit të mbajnë mbledhje.

Të përjashtohet Kosova nga sanksionet ndërkombëtare që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.

Pesë vjet më vonë, në Kosovë krisi lufta. Faktori ndërkombëtar luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës, bashkë me UÇK-në, si organizatë ushtarake e lindur nga populli kryengritës.

Pas qershorit të vitit 1999, Kosova u shpall zonë e administruar nga OKB-ja, deri më 2008, kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës. /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

10 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

10 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

12 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

12 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago