<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit doli nga Shkolla e Madhe, nxori rregulloren për fillimin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Rektori i Universitetit të Beogradit më 1907, prof. Jovan Cvijiq, shumë herë në punimet e tij ka theksuar rëndësinë e studimit të gjuhës dhe kulturës shqipe.
Mund të hapet një fushë e re e studimeve ku të fillojnë studimet për etnografinë, gjuhën dhe dialektet e arbanasve”, thotë ai në librat e tij. Vetëm në vitet 1920-1921 u vu lënda “Historia dhe gramatika e gjuhës shqipe”.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për lëndën, që atë vit u vu në programin mësimor të Fakultetit Filozofik, është ai vit që merret edhe si fillim i albananologjisë në Universitetin e Beogradit.

Merita më e madhe për vënien e kësaj lënde dhe zgjerimin e interesimit për studimin e gjuhës shqipe, i takon indoevropianit Henrik Bariqit, kroatit me besim katolik, lindur në Dubrovnik, që kish mbaruar studimet jashtë vendit, në Grac dhe Vjenë të Austrisë.

Ai për shumë vite u mor me studimet e gramatikës krahasuese dhe historike të gjuhëve indo-evropiane dhe ishte veçanërisht i interesuar për studimin e gjuhëve parasllovene dhe ballkanike, duke treguar prirje dhe interesim të posaçëm për studimin e gjuhës shqipe.

Që nga punimet shkencore të vitit 1918 e deri tek faza e tij më e maturuar që i përket viteve 1950-1960, ai shkroi një numër shumë të madh studimesh gjuhësore, në të cilat temat albanologjike zinin vendin kyç.

Henrik Bariq, veç të tjerave, u mor me çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe historinë e gjuhës shqipe, u dallua si kryeredaktor i publikimeve të ndryshme, të cilat u dalluan për nivelin e lartë shkencor brenda dhe jashtë vendit, midis të cilave mund të veçohet “Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe etnologjinë shqiptare”, “Biblioteka e Arkivit”, “Biblioteka Linguistike”, “Vjetari i Institutit Ballkanologjik” etj.

Në vitin 1924, Këshilli i Fakultetit Filozofik mori vendimin për themelimin e Seminarit për filologjinë shqipe, i cili iu besua Henrik Bariqit.

Në këtë seminar u regjistrua një numër i vogël studentësh, por devotshmëria e këtij shkencëtari, si dhe serioziteti në punën shkencore ndikuan mjaft që Universiteti i Beogradit të bëhej i vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe institucionalizmin e saj.

Kështu profesori i madh në kuadrin e ligjëratave të tij, gjatë vitit shkollor 1922-1923 u përqëndrua në gjuhët parasllovene në Gadishullin Ballkanik, si dhe ndikimet e latinishtes në gjuhën shqipe.

Nga viti 1923 deri më 1927 ai drejtoi disa kurse të ndryshme, në kuadrin e të cilave përpunoi dhe çështjen e glosave maqedonase, mbishkrimeve ilire, atë të morfologjisë shqipe dhe në vitin shkollor 1926-1927 ai dha lëndën “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”.

Si profesor i rregullt, nga viti 1930, Henrik Bariq ka dhënë disa lëndë, midis të cilave mund të përmendim:Marrëdhëniet reciproke të gjuhëve ballkanike, Kronologjia e fonetikës shqipe, Gramatika historike e shqipes, etj.
Profesori Bariq pati një proces gjyqësor nga “gjykata e nderit”, bërë në emër të popullit, u largua nga Universiteti i Beogradit në maj të 1945.

Bariq u largua nga Beogradi në këtë kohë dhe shkoi në Zagreb, më pas në 1952 u shpërngul në Sarajevë, ku jetoi deri në fund të jetës së tij dhe ku i kushtoi gjithë punën e tij studimeve të ballkanologjisë dhe albanologjisë.

(Merima Krijezi, Studime albanologjike)

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

11 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago