Bota po përballet sot me problematikën e ngrohjes globale, ndaj dhe konferencat e samitet e shumta bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese.
Një nga sektorët që do të duhet të kontribuojë në uljen e emetimeve deri në vitin 2030, është dhe industria e transportit ajror.
Sipas të dhënave, mendohet se aviacioni gjeneron 2.8% të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit, ndaj pas marrëveshjes së samitit të klimës, linja të shumta ajrore janë zotuar të ofrojnë udhëtime neutrale ndaj karbonit dhe të përdorin lëndë djegëse alternative për të reduktuar ndotjen.
Zhvillimi i teknologjisë për të prodhuar avionë elektrikë, ndonëse ende duket një mundësi e largët për fluturime në distanca të gjata, ka rritur shpresat për udhëtime ajrore ekologjike., shkruan a2.
Lëndët djegëse të prodhuara nga materiale të tilla si mbetjet e drurit, duhani ose kallami i sheqerit, mund të përdoren në shumë nga motorët e rinj, në të ardhmen.
Kompania e British Airways, planifikon që deri në vitin 2030 të investojë 400 milionë dollarë në zhvillimin e karburantit.
Në qershor 2021, Heathrow në Londër, u bë aeroporti i parë i madh në Mbretërinë e Bashkuar që integroi me sukses në sistemin e tij, karburant ekologjik që mundësoi, 5 deri në 10 fluturime me distanca të shkurtra.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…