<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini se ky lloj peshku humb 20 dhëmbë në ditë?!

Nëse ka një vend ku nuk dëshironi të fusni gishtat tuaj, është goja e një lingcodi të Paqësorit. Këta peshq të frikshëm, të cilët mund të rriten deri në 155 cm gjatësi dhe të peshojnë 80 kilogramë, kanë rreth 500 dhëmbë në formë gjilpërash që dalin nga nofullat, që janë mjaft të fortë për të shtypur ushqimin e tyre.

Lingcod është një peshk që ha çdo gjë dhe për t’i mbajtur dhëmbët e tij të mprehtë ai i ndryshon ato me ritme mbresëlënëse. Një studim i botuar në “Proceedings of the Royal Society B” tregon një lingcod-it të Paqësorit (Ophiodon elongatus), një peshk që jeton në ujërat e bregut perëndimor të Amerikës dhe që duhet të menaxhojë një grup gjigand dhëmbësh, rreth 500 dhëmbë, të shpërndarë në të gjithë gojën, duke përfshirë qiellzën, dhe të cilat ndryshojnë, 20 dhëmbë në ditë.

Lingcod, i cili quhet nganjëherë edhe merluc leopardi për shkak të lëkurës së tij. Ndodhet në Amerikën e Veriut dhe noton në ujërat e Bregut Perëndimor, nga Alaska në Kaliforni. Është mishngrënës, edhe kanibal në rast nevoje dhe jashtëzakonisht i pangopur.

Sipas Karly Cohen, një nga autoret e studimit, “ha gjithçka që mund t’i bjerë në gojë”. Dhe të përfundosh në nofullat e tij nuk është një përvojë e mirë, pasi lingcod ka 500 dhëmbë që rriten në mishrat e dhëmbëve, në të gjithë qiellzën dhe madje deri në fyt apo deri në hyrje të ezofagut. Vetë nofullat kanë lëvizshmëri të madhe dhe peshku mund t’i nxjerrë jashtë për ta bërë më të lehtë kapjen e gjahut të tij. Një strategji që kërkon që dhëmbët e tij të jenë të mprehtë në çdo kohë. Në pamundësi për t’i mprehur artificialisht, lingcod ka shpikur një strategji tjetër: t’i ndryshojë ato shumë shpesh.

Në një eksperiment që përfshinte ekzaminimin e më shumë se 10 000 dhëmbëve në 20 ekzemplarë lingcod, ekipi i Universitetit të Uashingtonit zbuloi se dhëmbët lingcod janë jetëshkurtër. Çdo ditë, humbasin 20 nga 500 dhëmbë dhe zëvendësohen menjëherë nga dhëmbë të rinj dhe më të mprehtë. Është një strategji e ngjashme me atë të peshkaqenëve, të cilët nuk ndalojnë kurrë së prodhuari dhëmbë të rinj për të zëvendësuar ata të “përdorur”.

Por, ndërsa te peshkaqenët dhëmbët lëvizin gjatë rritjes së tyre, ata dalin të vegjël në fund të gojës dhe ndërsa rriten lëvizin përpara, dhëmbët e lingcod-it gjithmonë dalin dhe bien në të njëjtin vend, dhe zonat e gojës ku ndodh kjo, janë edhe ato që peshku i përdor për të shqyer gjahun.

Modeli eksperimental i përdorur në lingcod, tani do të zbatohet edhe për speciet e tjera të peshqve, për të zbuluar se si funksionojnë dhëmbët e tyre. Subjektet e radhës do të duhet të jenë piranjat.

postbck postbck

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

4 minutes ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago