Kur më 26 shtator 1946, në teatrin e porsakrijuar të Kosovës, në Prizren u shfaq premiera e komedisë “E dashura”, nga Vessel Borzhak, në rolet kryesore interpretonin mjeshtërisht: Liza Vorfi, Mihal Popi, Hysen Pelinku, Behije Çela, etj.
Liza Vorfi në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche”, tetori i vitit 1938.
Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Liza Vorfi, ka ka qenë shqiptarja e parë që ka dalë në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche” në tetor 1938, në kulmin e nazizmit në Gjermani dhe ky ishte një sukses për artisten e re.
Në atë kohë, Liza kishte nisur udhën e saj si këngëtare.
Më herët, në vitin 1933 e regjistrojnë në Institutin femëror “Nana Mretneshë” në Tiranë, ku dhe vazhdoi mësimet deri në vitin 1940. Gjatë viteve në institut, tek Liza spikat edhe prirja për pikturë.
Mësuesja e lëndës e inkurajonte dhe e nxiste të merrej me pikturë. Por, Liza më për zemër pati këngën dhe baletin… Ishte 16-vjeçe, kur ka dalë në këtë foto. Pak javë më vonë, më 28.11.1938, ditën e përurimit të radios, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, këndon për herë të parë në mikrofonin e Radio-Tiranës. (Në sallën e Bashkisë së Tiranës. Pajisjet dhe mikrofonat ishin sjellë nga Italia).
Liza, si një ndër këngëtaret e para, ka kënduar për herë të parë në Radio, këngën “Si dukat i vogël” një këngë e moçme dhe e preferuar kosovare. (Kjo këngë mbeti në kujtesën e artdashësve, si “kënga e Liza Vorfit”)
Aktorja e mirënjohur Liza Vorfi u lind në Gjakovë, më 29 nëntor të vitit 1924, ndërsa u nda nga jeta në Tiranë, më 30 janar 2011. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939, si këngëtare në Radio – Tirana.
Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali, në konservatorin e Romës e më pas, në Pizaro. Ne vitin 1945 ka ardhur ne teater si aktore. Rolin e pare e interpreton ne pjesen” Gjido”. Gjate karrierës ka realizuar mbi 60 role, si: Elmira te ”Tartufi”, Dezdemona tek ”Otello”, Dorina te ”Borgjezi fisnik”, Beatriçja tek ”Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia te ”Karnavalet e Korçës”, Marta te ”Cuca e maleve”, Mara te ”Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses kinema.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…