Një vilë romake ende ruan një prej skenave që Homeri përshkrian tek ”Iliada”! Ndërtesa u gjet në arën e një fermeri në Britaninë e Madhe, sipas BBC. Mozaiku, zbuluar në Rutland, është cilësuar si shembulli i parë i këtij lloji në vend.
Ai u zbulua nga djali i pronarit të tokës dhe u shqyrtua nga arkeologët nga Universiteti i Leicesterit. Zbukurimi është përshkruar si “një nga më të shquarit e më domethënësit” të gjetur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Mozaiku dhe kompleksi i vilave përreth, tanimë janë mbrojtur si një monument i planifikuar nga Departamenti i Digjitalit, Kulturës, Medies dhe Sporteve (DCMS).
Kompleksi, mendohe të ketë qenë në pronësinë e një familjeje të pasur, nga periudha e vonë romake.
Jim Irvine, i biri i pronarit të tokës, Brian Naylor, bëri zbulimin fillestar, pasi vuri re “qeramikë të pazakontë”, gjatë një shëtitje në kohën e karantinës në vitin 2020 dhe menjëherë vuri në dijeni arkeologët në Leicestershire.
“Gjatë izolimit të vitit të kaluar, vura re disa qeramika në dysheme që nuk ngjanin me çfarë kam parë ndonjëherë. Me lopatë hapëm një gropë të cekët dhe isha pikërisht në vendin e duhur”, – shtoi ai.
Mozaiku, që formon dyshemenë e pjesës që konsiderohet të ketë qenë dhoma e ngrënies ose ambient argëtimi në vilë, ka përmasat 11x7m.
Mozaikët përdoreshin rregullisht në ndërtesa private dhe ato publike, në të gjithë perandorinë romake dhe shpesh, shfaqnin personazhe të famshëm nga mitologjia.
Megjithatë, mozaiku i Rutlandit mendohet të jetë unik në Britnaninë e Madhe, pasi përshkruan Akilin dhe betejën e tij me Hektorin, në fund të luftës së Trojës.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…