Pavarësisht se cilën vaksinë merrni Pfizer apo Astra Zeneca, ato duhet të injektohen në muskulin deltoid (sup).
Pasi injektohet, vaksina hyn në qelizat e muskujve, ku i udhëzon këto qeliza të krijojnë një pjesë të proteinës së virusit.
Kjo është ajo që e shtyn trupin të prodhojë antitrupa, të cilët më pas mund të njohin dhe luftojnë koronavirusin nëse bini në kontakt me të.
Sipas ekspertëve nëse vaksina nuk bëhet në muskul është e mundur që të humbisni masën muskulare.
Njerëzit me trupa të mëdhenj, që kanë masë të madhe dhjamore, mund të kenë nevojë për një gjilpërë më të gjatë për të arritur muskulin.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sqarojnë se nëse vaksina nuk është injektuar në muskul gjatë dozës së parë, kjo nuk do të thptë se ajo nuk ka fuksionuar.
Ju duhet të merrni edhe dozën e dytë në intervalin e caktuar kohor.
Për t’u siguruar që vaksina të bëhet në mënyrën e duhur, ju duhet vishni veshje të cilat ekspozojnë lehtësisht dhe plotësisht shpatullën tuaj.
Nëse mjeku juaj mendon se injektimi nuk është bërë siç duhet, ai ose ajo duhet të flasë me ju për efektet anësore të mundshme.
Nëse keni dhimbje në shpatull që nuk largohet, tregojini mjekut tuaj se keni marrë vaksinën, në mënyrë që ai të ketë këtë informacion kur vlerësojë gjendjen tuaj.
Edhe pse raste të tilla kanë shumë pak mundësi të ndodhin, është e rëndësishme të dini se vaksina mund të shkaktojë efekte anësore ose reagime të ngjashme dhe të raportoni çdo shqetësim tek mjeku juaj.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…