Barrow, qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit, për dy muajt e ardhshëm. Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.
Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.
“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik.”, – është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.
Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil. Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendodhjes larg në veri.
E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…