<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Drita e celularit ju dëmton lëkurën, si mund të mbroheni

Disa telefona smart këto ditë kanë një sistem që quhet ‘ndërrimi të natës’ dhe që e kalon dritën blu në dritë të verdhë, e cila është shumë më e mirë për sytë dhe lëkurën.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonet tona të teknologjisë vendosen në “mikroskop” sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës sonë të sëmurë, modele jo të shëndetshme të gjumit dhe përkeqësimin e shikimit.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjithnjë e më shumë hulumtime po bëhen rreth “dritës blu”, armiku i fshehtë i bukurisë në pajisjet digjitale që paraqet rrezikshmëri për lëkurën tonë. Nëse jeni një nga shumë personat që pyesni se si mund t’ju ndikojë kjo, lexoni më tej.

Çfarë është “drita blu”?

“Drita blu” i referohet gjatësisë së valëve me energji të lartë që janë në skajin blu të spektrit të dritës së dukshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj dritës blu nga dielli, megjithatë ajo emetohet edhe nga dritat LED, siç janë ato që gjenden në telefonat tanë, ekranet e TV-ve, laptopët dhe sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit po kalojnë më shumë se nëntë orë në ditë para aparaturave digjitale që i ekspozojnë kësisoj edhe më shumë ndaj dritës blu.

Drita blu nuk është domosdoshmërisht e keqe kur ajo emetohet në gjatësinë e valës së duhur, madje mund të shfrytëzohet për të vrarë puçrrat dhe për të zbutur linjat e rrudhave. Sipas ekspertit të lëkurës, Jocelyn Petroni, drita blu infiltron lëkurën edhe më larg sesa rrezet UVA/ UVB, që ne thuajse i kemi shmanguar gjithë kohës.

Ajo që bën kjo dritë është të depërtojë drejt e në dermën e lëkurës, duke shkaktuar stres oksidativ në lëkurë, duke çuar në plakje të parakohshme. Për më tepër, ajo mund të gjenerojë radikale të lira, gjë që dëmton kolagjenin natyral në lëkurën tonë.

Ajo që na mbetet janë rrudhat, pigmentimi i tepërt dhe ulja e elasticitetit të lëkurës. Dhe nëse rregullisht nuk bëni gjumin e bukurisë, atëherë ju jeni edhe më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve negative.

Si mund të mbrohemi?

Fatmirësisht industria e bukurisë i është përgjigjur thirrjes sonë, me një rritje të produkteve që synojnë mbrojtjen ndaj dritës blu. Zgjidhni produkte me formula të pasura hidratuese, antioksiduese, të cilat mbrojnë dhe minimizojnë dëmet nga radikalët e lirë.

Një SPF me spektër të gjerë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB është gjithashtu thelbësor, si dhe acidi hialuronik për të ruajtur nivelet optimale të hidratimit. Ndërsa është vështirë të pranohet që ne të largohemi tërësisht nga teknologjia, ne mund të minimizojmë dëmet deri diku.

Disa telefona smart këto ditë kanë një sistem që quhet ‘ndërrimi të natës’ dhe që e kalon dritën blu në dritë të verdhë, e cila është shumë më e mirë për sytë dhe lëkurën.

Mbrojtësit e ekranit të filtrimit të dritës blu janë gjithashtu një mundësi e mirë, ose ju mund të angazhoheni për të zvogëluar përdorimin e pajisjeve elektronike, kështu që ndoshta një detox dixhital nuk do të ishte humbje kohe.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

1 hour ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

7 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

8 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

8 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

8 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

9 hours ago