<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Plani i Mihajloviçit për shfarosjen e shqiptarëve

Në numrin e sotëm në vazhdim të botimit të dokumenteve që vijnë nga Arkivi i Shërbimit Britanik S.O.E, kemi përzgjedhur për botim një dokument i cili në fakt nuk vjen nga këto Arkiva, por është një dëshmi historike e një prej personaliteteve të kohës, i cili për funksionet shtetërore që kishte, ka qenë shumë pranë ngjarjeve politike që zhvilloheshin në Shqipërinë e 1942.

Si dëshmitar i periudhës kyçe gjatë së cilës po fermentohej lëvizja komuniste dhe ajo nacionaliste anti-komuniste, dëshmia e tij okulare merr një rol shumë të rëndësishëm për të sqaruar disa nga pikëpyetjet e kësaj kohe.

Dokumenti në fjalë vjen nga arkivi personal i Lek Bibë Mirakajt, një funksionar i lartë i Partisë Fashiste Shqiptare, i cili ishte një prej atyre nacionalistëve shqiptarë si Mustafa Kruja apo Ernest Koliqi, që besonin në një Shqipëri si pjesë përbërëse e Perandorisë së Re Romake që Musolini kërkonte të ringrinte.

Rreziku shekullor sllav kishte bindur jo pak nacionalistë shqiptarë se, mbështetja e fashizmit italian do të ishte shpëtimi i vetëm ndaj këtij kërcënimi dhe kultura perëndimore do të mundte që të riformonte një Shqipëri tjetër, larg influencës greko-sllave. Kole Bibë Mirakaj bënte pjesë në këtë grup nacionalistësh.

Dokumenti, i cili sillet sot për lexuesit nga ky dëshmitar okular, është një dëshmi shumë interesante mbi preokupacionet që një pjesë e nacionalistëve shqiptarë të asaj kohe kishin mbi synimet e politikës sllave ndaj Shqipërisë.

Duket qartë se në themelet e një platforme politike të Mihailovich, i cili përfaqësonte në terren Qeverinë në Emigracion të Mbretërisë Jugosllave, ishte shfarosja apo largimi me dhunë i elementit shqiptar nga trojet e veta. Kjo platformë, sigurisht që ishte një kërcënim serioz për popullsinë kosovare, nëse Drazha Mihailovich do të mundte të vinte në pushtet pas luftës, aq më tepër duke pasur parasysh që Drazha Mihailovich ishte personi kryesor i mbështetjes britanike në Jugosllavi deri më 1943.

Megjithatë, rëndësia e këtij dokumenti qëndron (nëse do të besojmë në fjalët e Kolë Bibë Mirakajt për botimin e këtij dokumenti në shtypin e kohës), në faktin se me sa duket, që në verën e vitit 1942, publiku shqiptar kishte një ide mbi synimet dhe qëllimet e politikës që kërkonte të ndiqte një qeveri e ardhshme jugosllave e udhëhequr nga Gjenerali Drazha Mihailovich.

Për këtë arsye, duket mjaft e habitshme që nacionalistët e krahut anti-fashist por edhe anti-komunistë, të vazhdonin bashkëpunimin dhe kontaktet me Drazha Mihailovich. Dokumentet e botuara deri më sot në Dosierin mbi Arkivat e S.O.E, vërtetojnë se britanikët ishin munduar të krijonin një front anti-Italian në Ballkan duke afruar pranë vetes elemente si në Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Sigurisht, jemi duke analizuar ngjarjet e vitit 1942, kur forcat e majta akoma nuk janë bërë një faktor i rëndësishëm në luftën kundër trupave italo-gjermane dhe elemente si Napoleon Zerva në Greqi, Drazha Mihailovich në Jugosllavi dhe Abas Kupi në Shqipëri, janë konsideruar si faktorë të rëndësishëm nga Shërbimet Britanike.

Interesant është fakti që të tre këto personazhe, të konsideruar si faktorë kryesorë nga britanikët në fillimin e luftës, u braktisën më vonë prej tyre në favor të liderëve të sapodalë nga formacionet partizane të kontrolluara nga komunistët. Braktisja e tyre nga Shërbimet dhe politika britanike, sigurisht vjen si pasojë e marrëveshjes Stalin-Churchill mbi ndarjen e influencës në Ballkan, temë e cila nuk është pjesë e dokumentit të botuar sot.

Me sa duket nga dokumentet e S.O.E, të botuara në numrat e kaluar, kontaktet e Mihailovich me nacionalistët shqiptarë, kryesisht në Veri, kanë qenë më të hershme dhe të krijuara në mënyrë të pavarur nga kërkesat e Shërbimit Britanik.

Bashkëpunimi i tyre në shkëmbim informacioni apo krijimi i një fronti të përbashkët kundër trupave italo-gjermane bën pjesë në një plan më të gjerë për një rezistencë ballkanike të mbështetur nga anglezet, dhe sigurisht, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Por, nëse nacionalistët shqiptarë kanë qenë në dijeni (sipas dëshmisë të botuar sot nga Kolë Bibë Mirakaj), të planit të një spastrimi etnik pas lufte në trojet shqiptare të Kosovës, atëherë e bën këtë bashkëpunim, edhe pse me dëshirën e mirë të britanikëve, një bashkëpunim shumë dyshues.

Nga dokumentacioni i arkivave të S.O.E, të botuara deri më tani, është shumë e qartë se bashkëpunimi me faktorin jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë ekskluzivitet vetëm i së majtës shqiptare, por me sa duket, edhe pjesa nacionaliste anti-komuniste ka pasur pjesën e saj në këtë bashkëpunim.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

24 minutes ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

30 minutes ago

Ibuprofeni gjatë vapës: pesë grupe që duhet të tregojnë kujdes të shtuar para përdorimit

    Farmacistët po u bëjnë thirrje disa kategorive të njerëzve që të tregojnë më…

18 hours ago

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16…

18 hours ago

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

6 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago