Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë.
Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja.
Të rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%.
Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale – pas 10 deri 14 ditësh. Por, a është i mundur përmirësimi? Mungesa e gjumit pranohet nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale.
Me stërvitjen e duhur, mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë zgjuar.
Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit.
Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, me gjithë pasojat në performancën e tyre.
Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi. Gjumi është një proces rigjenerues – ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje e së shkuarës
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…