<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Xhamia e Mazhiqit

Në rrugën Mitrovicë – Podujevë, në kilometrin e trembëdhjetë, larg Mitrovicës, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës. Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbeturinat e qytetit të braktisur dhe të vdekur që nga periudha e pushtimit osman. Sigurisht që nga kjo kohë daton kjo Xhami. Në fillim mund të ketë qenë si mesxhid e më vonë të jetë e shndërruar në xhami. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Muslihuddin Abdu’l-Gani kah mesi i shek. XVI, sipas hixhrit fundi i vitit 956, (mesi i vitit 1549). Po i njëjti ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup. Sipas dokumenteve (“Vakfije” – Nr.v. EV. K.K 632 Defter. Fq 494 … 209) në të njejtin vend po i njejti person së bashku me “Mesxhitin” ka ndërtuar edhe hanin i cili mendohet se i ka themelet në afërsi të xhamisë. Sipas Vakfies, fshatarët rreth qytezës së Trepçës merreshin me bujqësi dhe punonin gjatë ditës tokën e tyre. Xhamia ka shërbyer për faljen e namazit të sabahit, akshamit dhe të jacisë. Sot objekti ka humbur funksionin. Në oborrin e xhamisë gjendet një nishan varri me mbishkrimin osman i cili i ka takuar RAMAZAN BIN OSMANIT është shkruar viti 1000 H. (1591–1592) ndërkaq në një nishan tjetër qëndron viti 967 H. (1559).
Struktura është ndërtuar prej murit të përzier (gurë-tulla) nga materiali guror molloz dhe tullave të plota të argjilës së pjekur. Kalimi nga muret në kupolë-kube, bëhet përmes pandatifeve të përpunuara në formë stallagmitesh – mukarnas. Kupola qendrore, ato të hajatit, si dhe elemetet konstruktive këndore – pandatifet janë të realizuara prej tullave të plota të pjekura. Muret e muratuara me gurë mollozë në zonën e brendshme të hapësirës së faljes përfundojnë në formë harkore të realizuara dhe të përfunduara me harqet prej dy rendeve me tulla të plota të pjekura. Objekti është përdhesë drejtëkëndëshe i përëbërë prej hapësirës për lutje – harimit dhe hapësirës hyrëse – hajatit (son – xhematit). Hapësira qendrore e lartë për lutje ishte e mbuluar me një kupolë, ndërsa hajati me dy kupola. Minarja e ndërtuar nga gurët është e vendosur në pjesën perëndimore të xhamisë. Ajo çka e bën interesant këtë objekt të ndërtimit të xhamive të kësaj periudhe është hyrja ekscentrike – jo qendrore. Dritaret në nivelin e parë janë në formë katërkëndëshe me hark prej guri, kurse dritaret e nivelit të dytë dhe ato në nivel të pandantifeve po ashtu janë me hark prej gurit të përpunuar. Sot ky monument i kulturës është në gjendje rrënoje. Muret janë dëmtuar në masë të madhe kurse kupola qendrore është e rrënuar tërësisht. Po ashtu edhe hapësira e hyrjes – hajatit, shtyllat, harqet dhe dy kupolat janë të rrënuara tërësisht, përveç murit perëndimor. Të gjitha elementet dekorative në brendësi të hapësirës mungojnë, përveç mihrabit i cili është në masë të madhe i shkatërruar. Themeli i minares e cila tangjenton ballin perëndimor të hapësirës hyrëse – hajatit, ka arritur deri në ditët tona. Gjatë kohëve, sipas njohurive të gjerëtanishme, xhamia nuk ka pësuar transformime. /Qyteti i Mitrovicës

postbck postbck

Recent Posts

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

3 hours ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

3 hours ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

9 hours ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

1 day ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

1 day ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

1 day ago