<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Virusi që po prek vetëm fëmijët përhapet me të madhe në Kosovë

Sëmundja e gojës, duarve e këmbëve(Virusi Coxsacki) ka filluar të përhapet edhe këtë vit në mesin e fëmijëve në Kosovë. Në dy javët e fundit thuhet se është rritur shumë numri i fëmijëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në shumë raste simptomat e këtij infeksioni janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe fluksa të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.

Në dy javët e fundit në Kosovë është rritur numri i fëmijëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të një infeksioni bakterial që po i prek ata.

Pediatri Ramush Beiqi, ka thënë për Express se një numër i madh i fëmijëve me ndryshime në duar, gojë, fytyrë e pjesë të tjera të trupit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ai ka treguar se numri më i madh i fëmijëve kanë qenë parashkollorë.

“Në kohët e fundit, në dy javët e fundit është lajmëruar një numër i madh i fëmijëve me këto ndryshime, në duar në shuplaka, përreth gojës, në fytyrë, në pjesën gjenitale dhe në gishtat e këmbëve. Më shumë kemi pasur fëmijë parashkollor deri në moshën 9-10 vjeç. Ai nuk përngjan shumë më infeksionin viral, është më shumë infeksion bakteror për shkak se shumica e ndryshimeve kanë edhe qelb që tregon që është infeksion bakteror i kontaminuar”, ka deklaruar ai.

Beiqi ka thënë se ky virus është shumë lehtë i transmetueshëm.

Sipas tij, fëmijët që infektohen me të duhet të izolohen për tre-katër ditë në mënyrë që mos të rrezikojnë edhe fëmijët tjerë.

“Mendoj që nuk duhet të bëhet panik, duhet që fëmijët prej qëndrimit kolektiv të izolohen, të mos vizitojnë qerdhet e shkollat tre-katër ditë derisa të shërohen. Trajtimi është shumë i lehtë për tre-katër ditë ato hiqen. Mendoj se nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim tre-katër ditorë fëmija është i shëndoshë. Fëmijët që janë të prekur duhet të izolohen prej shkollës e prej qerdhes, e të trajtohen në mënyrë që fëmijët që janë të shëndoshë mos i ekspozohen infeksionit”, ka shtuar ai.

Tutje Beiqi ka thënë se ky infeksion është bakteror dhe jo sezonal.

Ndërsa, u.d. drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci, ka thënë për Express se për çdo vit u lajmërohen raste të infektuara me këtë virus të cilat kërkojnë trajtim mjekësor.

Ajo ka thënë se trajtimin këta fëmijë e marrin edhe nga infektologët.

Përndryshe, Grajqevci është shprehur se virusi nuk është infeksion që rrezikon shëndetin e fëmijëve.

Infeksioni i gojës, duarve e këmbëve shkakton simptoma të lehta te fëmijët të cilat largohen edhe pa trajtim mjekësor. Megjithëse, këto infeksione vlerësohet se në raste të caktuara mund të çojnë edhe në infeksione më serioze.

Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë dhe zakonisht gjendet në gojë, stomak, zorrë të hollë e të trash.

Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanësimptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një pëson teshtinë, kollitet apo frynë hundët.

Fëmijët e vegjël mund ta marrin këtë virus edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

Andaj rekomandohet që fëmijët të mbajnë distancë nga fëmijët tjerë, të lajnë duart shpesh e të mos prekin sytë, hundën e gojën.

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

18 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

18 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago