<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tirona në brendësi të shekujve dhe në thellësi të qytetit – Nga Julian Saraçi

Tirona në brendësi të shekujve dhe në thellësi të qytetit – Nga Julian Saraçi

E nisëm nga shtëpitë e mrekullueshme të rrugës Tefta Tashko, vila model alla italian. Vazhduam për në sheshin, zemrën e Shqipërisë, që dikur ka lidhur Durrës, Elbasan, Kavajë e Dibër. Jo më kot, rrugët quhet me emrat e qyteteve. Krenare, edhe pse fatkeqësisht e hijëzuar nga kulla mbrapa, qëndronte xhamia e Et’hem Beut me Kacelët nga mbrapa të zhytur në mes të kullave.

Megjithatë, hijerënde e krenare prapë!
Nga aty u kthyem te ish-kinema 17 Nëntori, rruga mbrapa Sami Frashërit e dolëm te Dervishe Hatixheje për të marrë kthesën për nga rruga e Barrikadave. Nga aty, fiks përballë Sami Frashërit u futëm në rrugicën që të nxjerr ose te Selvia, ose te Siri Kodra.

U kthyem majtas, dolëm në këtë ngushticë të mrekullueshme me shtëpi me qerpiç. Aty e shkrepëm resmen e parë. Ecëm në degëzimet e mrekullueshme dhe të qeta derisa dolëm te Siri Kodra për t’u futur në rrugicat aty mbrapa. Mrekulli, nostalgji dhe qetësi e brendshme!

!

Dolëm, kaluam rrugën dhe u futëm në rrugicën përballë që të nxjerrë te gjimnazi Partizani, ku hymë po u afronim për te zemra e Tironës.

Vazhduam për te ajo që njihet si njësia 8, mbushur me vila me një kulm e të mrekullueshme, plot histori, edhe pse fatkeqësisht të braktisura. Nga aty, përballë rrugicës së Saraçëve, që lidhë Selvien me Pazarin, u gjendëm te Pazari, ku një tjetër selvie po na priste m’u te xhamia e Kokonozëve. Ngopje e brendshme, por ende jo e plotë!

Dolëm dhe u nisëm drejt hyrjes së Pazarit, te një cep në të djathtë kur del nga Pazari, është pastiçeria me plot tradita e Rekës, ku e morëm nga një akullore “si njëherë e një kohë” vetëm me qumësht. Aty u arrit shkrirja dhe ngopja e plotë!

Tirona, ashtu siç çdo qytet i Shqipërisë është i bukur për ata që e njohin dhe dinë ta shijojnë bukurinë, pasi bukuria e vërtetë ka të bëjë me kuptimin, historinë dhe lidhjen shekullore ndër breza që ti ke me një vend. Nuk ka të bëjë aspak me kullat, vendet magjepëse, apo me stilin arkitekturor.

Po, këto kanë të bëjnë me estetikën, por jo me të bukurën, e bukura është dimension shpirtëror!/Na Ishte Dikur

postbck postbck

Recent Posts

A keni diabet? Njihuni me shenjat paralajmëruese

    Informacion i përgjithshëm Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse…

4 minutes ago

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

5 hours ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

5 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

5 hours ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

20 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

20 hours ago