<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteri i llambës që rri ndezur që nga viti 1901

Stacioni i zjarrfikëses Livermore në Kaliforni është bërë sot një atraksion turistik.

Çdo vit qindra njerëz kuriozë kalojnë në qytet për të parë llambën e njohur me emrin  ‘Centennial Light’  e cila është ndezur në vitin 1901 dhe është fikur vetëm katër herë për shkak të rinovimeve.

Origjina e llambës

Në 1971 një gazetar lokal Mike Dunstan u interesua për llambën.

Të gjithë zjarrfikësit pohuan se ajo nuk ishte fikur kurrë.

Përmes intervistave dhe konsultimit me arkivat, Dunstan arriti në përfundmin se llamba ishte ndezur që nga viti 1901 dhe se llamba ishte një dhuratë nga biznesmeni Dennis F. Bernal për stacionin e zjarrfikëses.

Prodhuesi i saj është Kompania Elektrike Shelby, ku një inxhinier francez, Adolphe Alexandre Chaillet , kishte ardhur për të punuar në 1896.

Chaillet dinte si të përmirësonte efikasitetin dhe jetën e llambave inkandeshente.

Sidoqoftë, kjo teknikë nuk i bindi kompanitë , të cilat preferuan të bënin llamba me një datë skadimi, mundësisht nën një mijë orë pune për të shitur më shumë.

Në vend të kësaj, ‘Centennial Light’  ka punuar për më shumë se një milion orë.

Cili është sekreti i saj?

Ka disa teori që shpjegojnë pse llamba e prodhuar nga Chaillet ka qenë në gjendje të mbijetojë kaq gjatë.

Disa pretendojnë se llamba është rezultat i një procesi unik dhe sekret.

Të tjerë besojnë se meqenëse është ndezur dhe fikur shumë pak, ka prodhuar një djegie shumë më të ngadaltë që e ka parandaluar atë të shkrihet.

Ndërsa së fundmi, ka nga ata që besojnë se jetëgjatësia e tij është për shkak të faktit se është prodhuar me dorë , me shumë më tepër kujdes.

Për shkak të jetëgjatësisë së saj, llamba është futur në Librin e Rekordeve Guinness.

postbck postbck

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

21 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

22 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

22 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

1 day ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

1 day ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

1 day ago