<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A ishte Benxhamin Frenklin edhe vrasës serial?

 Benxhamin Frenklini ishte një nga figurat më të rëndësishme të Amerikës, pasi ndihmoi në krijimin e kombit, shërbeu në Kongresin e Dytë Kontinental, hartoi Deklaratën e Pavarësisë në 1776, negocioi Traktatin e Parisit, madje themeloi departamentin e zjarrfikëses së parë. Paralelisht me këto ishte shpikës i mirënjohur, pasi krijoi rrufepritësin dhe karrigen lëkundëse. Themelues i kombit, shkencëtar, autor, tipograf, filozof, politikan, mason, shpikës, burrështeti e diplomat, dukej se Frenklini ishte gjithçka. Megjithatë, në vitin 1998, kur në shtëpinë e tij në Londër ndodhi zbulimi tronditës, nuk qenë të paktë ata që zunë të shtonin edhe “vrasësin” në listën e gjatë të profesioneve të Frenklinit./Konica.al

Zbulimi shqetësues

Zbulimi ndodhi kur organizata “Miqtë e Shtëpisë së Benxhamin Frenklinit” filloi restaurimin e ndërtesës katërkatëshe, model gjeorgjian, në Londër, ku Frenklini kishte jetuar në kohën kur ishte ambasador për kolonitë amerikane. Gjatë muajit të parë të restaurimit, një punëtor ndërtimi bëri ndoshta zbulimin më të tmerrshëm të jetës, kur gjeti kockën e një kofshe njeriu në bodrumin e shtëpisë. U njoftua policia dhe u zbuluan 1200 kocka të tjera njerësish. Shkencëtarët dolën në përfundimin se eshtrat datonin në epokën e Frenklinit dhe se, në më shumë se 12 trupa që u gjendën, gjashtë prej tyre ishin fëmijë. Testet e mëtejshme zbuluan se kockat ishin 200-vjeçare. Pra, kjo dëshmonte se eshtrat ishin varrosur në të njëjtën kohë kur Franklini jetonte në shtëpi. Eshtrat ishin të gjymtuara e të copëtuara, me kafka të brimuara nëpër to. Historianët nxituan të gërmonin në mister. Frenklini njihej për filozofinë humaniste dhe, nëse zbulohej se trupat e varrosur në bodrum fshihnin lojëra të ndyra, kjo do të kishte qenë një e metë e madhe në trashëgiminë e tij./Konica.al

Ç’dreqin po bënte Frenklinin dhe pse ishin varrosur ato eshtra në bodrumin e tij? Pyetjes i përgjigjen dy teori kryesore: njëra e përkrahur nga komplotistët, tjetra nga “ekspertët”.

“Ekspertët” mbështesin teorinë, se Frenklini thjesht po i jepte një dorë një shkolle anatomie nëntokësore, pra thjesht po i ndihmonte ata në marrjen e kufomave për të eksperimentuar, studiuar ose për t’u bërë autopsinë. Në kohën e tij, studimi dhe disektimi i kufomave ishte moralisht dhe etikisht i papranueshëm, çka bënte që praktikantët të kishin akses në kufoma përmes mjeteve sekrete dhe të paligjshme (duke bërë që njohuritë kryesore mjekësore të ishin tmerrësisht të pasakta). Të vetmit trupa, që shkencëtat lejoheshin të studionin ishin kriminelët e ekzekutuar. Mbase dikush mund të ketë menduar, se nuk kishte mjaftueshëm trupa për të studiuar, kështu që kusarët “vidhnin” ose “rrëmbenin” kufoma dhe ua shisnin shkencëtarëve. Sa ishte në dijeni Frenklini për atë që po ndodhte në bodrumin e tij? Është e pamundur, që njeriu tejet kureshtar dhe inteligjent të mos ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, edhe pse nuk ka asnjë provë që ai vetë mori pjesë. Gjithsesi, ai mbetet i përfshirë.

Teoria tjetër mbështet idenë, se Frenklini ishte “Rrjepësi” (“Ripper”) i dytë që terrorizoi Londrën. Nuk ka asnjë dëshmni, apo provë konkrete që ta vërtetojë, përpos faktit të mirënjohur që Frenklini ishte i tmerrshëm në ruajtjen e sekretve. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë provë që dëshmon se Frenklini nuk ishte një vrasës serial i pamëshirshëm. Pra, le t’i japim liri imagjinatës!

Pavarësisht se pse ndodheshin ato kocka aty, ky zbulim tronditës tregon se, në një farë mënyre, heronjtë dhe “etërit” e famshëm të Amerikës mund të mos jenë ata njerëzit e drejtë që gjithnjë kemi pandehur. Kanë edhe ata të meta dhe sekrete njësoj si ne, ndoshta edhe më keq./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

13 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

13 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

15 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago