<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkrirja ekstreme e akullnajave në Grenlandë, rrit rrezikun e përmbytjeve në gjithë botën

Ngrohja globale ka bërë që ngjarjet ekstreme të shkrirjes së akullnajave në Grenlandë të bëhen më të shpeshta dhe më intensive gjatë 40 viteve të fundit sipas hulumtimeve të reja, duke rritur kështu nivelin e deteve dhe rrezikun e përmbytjeve në mbarë botën.

Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilion ton akull janë shkrirë nga sipërfaqja e ishullit dhe kanë rrjedhur në oqean. Kaq akull i shkrirë mjafton për të mbuluar të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me rreth 15 metra ujë të shkrirë, ose të mbulojë të gjithë qytetin e Nju Jorkut. Studimi i ri, i udhëhequr nga Universiteti Leeds, është i pari që përdor të dhënat satelitore për të zbuluar këtë fenomen të njohur si rrjedhja e akullit nga hapësira.

Gjetjet e publikuara në Nature Communications, zbulojnë se rrjedhja e ujërave të shkrirë në Grenlandë është rritur me 21% gjatë katër dekadave të fundit dhe është bërë 60% më e çrregullt nga një verë në tjetrën.

Hulumtimi tregon se gjatë dekadës së fundit (2011-2020), rritja e rrjedhjes së ujërave të shkrirë nga Grenlanda e ngriti nivelin global të detit me një centimetër. Një e treta e këtij totali u prodhua në vetëm dy vera të nxehta (2012 dhe 2019), kur moti ekstrem çoi në nivele rekord të shkrirjes së akullnajave që nuk ishte parë në 40 vitet e fundit.

Nivelet e ngritura të detit të shkaktuara nga shkrirja e akullnajave rrisin rrezikun e përmbytjeve për komunitetet bregdetare në mbarë botën dhe prishin ekosistemet detare. Sakaq gjithashtu mund të ndikojnë në kushtet e motit rreth planetit.

Ndryshimet lidhen me ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si valët e të nxehtit, të cilat janë bërë më të shpeshta dhe tani janë një shkak kryesor i shkrirjes së akullnajave nga Grenlanda. Studimi tregon se satelitët janë në gjendje të japin vlerësime të menjëhershme të shkrirjes së akullnajave gjatë verës.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

10 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

10 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

10 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

11 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

11 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

11 hours ago