Facebook ka lajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.
Gjiganti i mediave sociale është shprehur se ky ndryshim pritet të përfaqësojë një nga transformimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë.
Mësohet se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës, heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.
Zv.drejtori i inteligjencës artificiale për kompaninë Meta, Jerome Pesenti tha se kompania po përpiqet të marrë në shqyrtim rastet e përdorimit pozitiv të tekonoligjisë, kundrejt shqetësimeve në rritje të shoqërisë, veçanërisht pasi ende nuk janë përcaktuar rregulla të qarta.
Kujtojmë se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social. Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz.
Kompania në vitin 2019 i dha fund një praktike të tillë, e cila ishte njohja e fytyrës për të identifikuar përdoruesit përmes fotove të ngarkuara, si dhe duke i sugjeruar atyre automatikisht që t’i “tagojnë”. Facebook u padit në Illinois për funksionin e sugjerimit të etiketave
Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…
Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…
Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…
Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…
Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…
Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…