Prej Dr. Franc Baron Nopcsa Antari Akademisë Ungare të Shkencave.
Tue kenë se kerkimet e dhetëvjetavet të fundit provuen, se bashkimi shoqnuer ibanorvet të Shqipnisë së Verit e të Malit të Zi nder fise nuk perfaqson nji gjendje të vjeter shoqnore, por asht nji dukje e rë, qi asht perftue prej nji prapsimi, prej vetit doli ne dritë edhe çashtja, se a thue nuk do të jenë ndoshta ashtu krejt të palidhje me tjera edhe ligjet e zakonevet të Shqipnisë së Verit, famshmi Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Në nji analizë të “Kanunit”, gjaja qi bjen ma së parit në sy, asht mungesa e çdo gjurme të së drejtës romake, sadoqi në Shqipni nder të gjitha anët vehet oroe nji latinizem mjaft fortë. Perposë nji shumice parimesh të së drejtës së martesës, të ndikueme prej Kishës e të marruna prej së drejtes kishtare e romake të vonshme, në “Kanunin” nuk gjejm asnji institut tjeter romak. Kundra moshës pararomake të kësaj së drejte flet çashtja, se si mund të jetë, qi në të drejten e nji kombi, si kombi shqiptar, gjuha e kultura e të cilit dishmojn nji pershtypje mjaft të fortë romake, të mungojn të gjitha gjurmet e së drejtes romake. E vetmja hipoteze, qi mund të pranohet se e drejta primitive e Ilirvet të pushtuem të ketë kenë per Romakë nji noli-me-tangere (“mos-me-prek”), asht njiheri si nji hipotezë teper e guxueshme. Sikurse dihet, Romakët, mbasi shkimen kryengritjen e Panonasvet, ndaluan edhe tregtinë e martesen me ta.
Per me shtjellue mungesen e gjurmvet të së drejtës romake në “Kanun”, do të nenkuptojm pushimin e mosvazhdimin e plotë të zhvillimit të së drejtës.
Perveç së drejtës krejt primitive të të gjitha kombeve indo-gjermane, “Kanuni” perkon nder shumë pika edhe me Leges barbarorum, d.m.th. me të drejtat popullore të Gjermanvet të vjeter, të cilat në fillim të mjeskohës mbretnojshin
edhe n’Itali:
a) të marrunt e gjakut;
b) dënimi i shpeshët me pare (gjobë);
c) pagimi me gja të gjallë;
d) rrenimi i proneve të patundshme të nji fajtori.
Mandaj ne sigurimi (garancia) e pergjigjsia e hapët ashtu edhe të kenunt e institutit te deshmitarvet (poronikvet) e te ndihmsavet të betuem (të njehun e të panjehun) në gjyq – monumenta, qi i mungojn se drejtës romake – janë pergjasimet (analogjitë) e para, qi biejn ne sy mjes “Kanunit” e Leges barbarorum. Ketë pergjasim e gjejm edhe në mprojen, qi u jepet gravet, ashtu edhe në besë.
(ligjë edhe për Gjermanë). Definicioni i nji varre asht aj i Italjanvet të mjeskohës; nderimi i grues n’anë tjetër asht institut i moçem gjerman e sidomos keltik e byzantin, të cilin fakt e shohim edhe në të drejtën e sotshme shqiptare, në të cilen nderi i nji burri ka të njajten randsi me atë të nji grueje. Zakonet e mënyrës së pervehtsimit të disa sendeve, qi s’kanë pronar (p.sh. të bletvet t’egra), janë pa dyshim longobarde, ashtu edhe në të drejtën e martesës, ku nji e vejë fejohet për së dytit, në Shqipni veprohet simbas zakonit të Gjermanvet të vjeter (reipus e achasius). Rregullavet të ligjvet gjermane të kohës së shpërnguljes se popujvet u përngjasin edhe e drejta shqiptare e pengut e detyra e investitures (së dorëzimit të pronës në mënyrë të veçantë) në nji blemje. Asht per t’u kerkue e provue, se a asht rregull, qi grueja s’mund të dalë perpara gjyqit edhe per nji faj të randë (krim kapital), as mund të bahet dishmitare simbas shembujvet slavě a por jo. Slav duket sidomos zakoni i kapucarit, mandaj mund të jetë edhe numri dymbdhetë i poronikvet (betarvet) të panumruem në gjyq, ashtu edhe mendimi, se të marrunt e gjakut asht nji urdhen i Perendisë, e së mbramit edhe të gjitha ato ligjë, qi i perkasin institutit të bashkimit të pronevet (të burrit e të grues mbas martese), d.m.th. sigurimi i perbashkët i familjes, por edhe i fisit, mënyra e trashigimit e shpia e lanun djalit ma të ri në rasen e damjes së pronevet. Gja e randsishme asht se zakoni slav i të marrunit të grues (në vend të blemjes) ma parë kje në veprim në Shqipni, por sot asht i lanun e i harruem.
Në kundershtim me rregullat e Gjermanvet të vjeter e të Slavvet, qi pranojn gjoben në nji plagosje, në “Kanun” gjindet parimi ma primitiv e ma i randë i taljonit (denimi i vrasjes per vrasje, i plagimit per plagim etj.), i marrun prej së drejtës muhamedane; ashtu edhe mproja krejt e naltë e krojevet e çmimi i pakët i grues janë prap parime të rrjedhuna prej së drejtës islame. Ky parim i fundit asht krejt i huej per të drejtat paramuhamedane n’Arabi edhe per Gjermanët e vjeter; n’Arabi doli mbas dukjes së muhamedanizmit; n’Itali e n’Europen e mjesme fitoi per tanë mjeskohen, vetëm mbas luftavet të kryqtarvet.
Në “Kanunin e Lekës” bjen fort në sy mungesa gati e plotë e çdo bizantizmi, si p.sh. dënimet e mnershme me coptim trupi, qi nder tokë slave ishin perhapë qyshë në kohen e ligjvet të Car Dushanit; por mandaj, në kundërshtim me këtë, vehet oroe e drejta e parë e blemjes së sendevet të patundshme (e drejta e retraktit) prej kushrijvet e kufitarvet.
Ky parim i fundit kje i perhapun shum në shek. XIII në bregun linduer t’Adriatikut, sidomos porsi nji pjesë e të drejtave veneciane.
Mbas këtyne momentave ma në shenj të “Kanunit”, qi gjinden edhe nder mbledhjet e të drejtave të kombevet kufitare, do të kujtojm edhe “veçansitë” shqiptare. Porsi veçansi, qi i japin “Kanunit” nji karakter krejt primitiv e qi e ulin ketë nji shkallë ma poshtë se Leges barbarorum, mund të numrohen:
a) nençmimi i betimit e dishmisë në rrenë;
b) mungesa e gjykatsve të posaçem të tyne;
c) ndalimi i vrasjes së nji kusari të xanun në faj (flagrant);
d) mungesa e nji instituti të së drejtës për mprojtjen vetjake; e) mos-ndalimi i vrasjes në pritë në të marrun të gjakut (i perhapun në
mjeskohe edhe n’Itali);
i) e drejta e azilit e rrjedhun prej shpis, e fuqishme edhe per të zotët e shpiavet;
g) mungesa e nji së drejte mbi gjanë e gjetun; h) mos-denimi i cubnisë ne vend te huej:
i) gjykimi i lehtë i të djegunit me zjarm.
Perveç këtyne veçansíve primitive, ka edhe nji rend veçansishë tjera, qi dishmojn nji shkallë ma të naltë ne drejtsi; per zhvillimin historik të “Kanunit” këto kanë nji randsi të veçantë. Prej këtyne po permendi në të drejten e azilit:
a) mbrojen, qi i jepet bashkudhtuesit a bashkëpuntorit (besa e mikut, besa e gjasë e e çobanit etj.), nji institut qi shihet vetem ne Shqipni; mandaj
b) çmimi fort i naltë i nderit; c) dënimi posaçe i randë i shnderimit me veper ase me fjalë (shnderimi real
a verbal, i panjohtun per të drejten slave të vjeter); d) gjykimi fort i randë i vjedhjes s’armvet e i vrasjes së qejvet (ky i fundit
gjindet edhe ne “Nomos georgikos” të Bizantivet); mandaj
e) bigamia (martesa me dy a ma shumë gra). Per nji gjykim mbi “Kanunin e Lekës”, posë ketyne karakteristikave të ndryshme, merren parasyshë si pjesë me randsi edhe kundershtimet nder parime, qi kanë mbetë të pazgidhuna. Kjo gja del në shesh në faktin, se a) shumëherë vehet per detyrë, qi njeri, nen disa qyshke, do të vrasë anmikun a kundershtarin e vet, sado qi kjo gja, megjithse asht e ndalueme, shkakton të drejten e shpagimit me të marrun të gjakut, rishtas asht në kundershtim edhe pikëpamja, se b) nderi i grues ka të njajten vlerë me ate të burrit, por jo jeta e saj.
Këto kundershtime te pazgidhuna dishmojn, se “Kanuni” në trajten e sotshme të vet s’asht aspak shum i vjeter, por, tue kenë se u pergjegjet kerkesavet e nevojvet l’organizimit të fisevet, asht së pakut aq i vjeter, se asht edhe ky grupim etnik. Themeli e rraja e “Kanunit”, sikurse duket prej hollsivet të naltpermenduna
e prej disa tjerave, pajton fort bukur me nji të drejtë popullore të Gjermanvet të vjeter, e ma teper me atë të Longobardvet. Per arsye se “Kanunit” i mungojn dënime trupit, paraqet ky nji kohë para shek. XII, pse atëhere nisen me u përdorë n’Itali rishtas këto dënime; në shek. XIII në Fand te Mirdites, qi atëherë kje nën ndikimin e Romakvet, sundote familja e Dukagjinvet; kjo kishte marredhanje. me Itali; traditat shqiptare thonë, se ligjët e zakonevet të Malsisë rrjedhin prej familjes së Dukagjinvet; kena e perdorimi i fjalës fare, e marrun prej gjuhës së së drejtës longobarde, difton kjartas ndikimin longobard; të gjitha këto zbashkut bajn të na duket e arsyeshme hipoteza, se pak a shum në shek. XII nji antar i familjes së Dukagjinvet të ketë formulue “Kanunin” simbas modelevet italiane e longobarde.
Prej nji së drejte pronsie slave të vjeter, të bazueme n’institutin e bashkimit shpijar (Zadruga, Hauskommunion), “Kanuni” pati pershtypje slave qyshë mjaft heret (ndoshta qyshë në kohen e formimit të vet) nder pikat a) e zotnimit, b) të trashgimit, c) të së drejtës familiare e d) nder të gjitha ato pika, qi kanë perpjekje me vrasjen e ndonjenit prej fisit; ky ndikim u ba të thuesh në kohen e shkrimit të tij, pse “Kanunit” i mungon bizantinizmi, qi ka xanë rrajë nder të drejtat slave qyshe ne shek. XIII. Në ketë mënyrë mund ta këqyrim “Kanunin” shqiptar si nji ligjë gjysë-feudale të Shqipnisë së sundueme prej feudalizmit nder shekujt XIII e XIV.
Invazioni i Turqvet nder kohët vazhduese ka randsi per zhvillimin e mavonshem të “Kanunit”. Kjo shkelje kishte per perfundim, sikurse mund të shihet pa të vishtirë, nji egersim të fortë e të pergjithshem. Natyrisht edhe “Kanunit iu desht të vuej nen qyshket e reja, tue kene se aty e mbrapa kishte vlerë vetem porsi nji edrejtë zakonesh. Ma së parit egersimi perkiti pjesen formale të “Kanunit”; preu e ndaloi proçesin e rregullit në gjyq e zhduki gjykatsit e tij; mandaj u desht të nderrohej edhe landa e “Kanunit” Per shkak të këtij egersimi u perhapen, nder tjera, edhe a) vrasja e ndalueme, por e lypun shoqnisht, b) taljoni si dënim në plagosje, c) gjykimi i lehtë per kusarinë (cubninë) nder të huejt, d) mproja e vehtes e pamarrun parasyshë e e) mungesa e ndryshimit mjes shkallavet të popullit (tue kenë se edhe në Malsi u zhduk grupimi nder shkalla).
Kundershtimet ne “Kanunin e Lekës”, të perftueme prej këtyne ndryshimeve, e gjejn fort lehtë shtjellimin e vet. Doemos ky degjenerim i “Kanunit” u bashkëshoqnue nder shumë pika prej nji zhvillimi të drejtsis perse rregulla, se a) gratë nuk mund të pervehtsojn sende të patundshme, b) permbajtja e së drejtës së parë në blemje, ashtu edhe c) zhdukja e martesës per punë e sherbtori, duket se janë masa pershatsie (adaptimi) kundrejt organizimit të fisevet, qi kishte nisë të lulzote rishtas, per arsye, se të gjithë këta hapa ishin per me e ba ma të vishtirë e ma të randë të himt e nji burri të huej në familje. Mandaj të shtrimt e mprojtjes së nderit asht rishtas nji pershtatje e “Kanunit” kundrejt popullit qi nuk kje me sklavë; e së mbramit zhvillimi i posaçem e i vaçantë shqiptar i së drejtës s’azilit ka kuptim vetem si nji projtje kundra egersimit qi po shtohej; perse asht i njohtun fakti, se nder ato vende, ku qitet në punë të marrunt e gjakut, aty zhvillohet prej vetit nji e drejtë e azilit. Në ketë mënyrë e drejta feudale mujt me u shndërrue në nji të drejtë primitive fisi.
Islamizmet, qi hinë ma vonë në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” janë kjartas a) mproja e zhvillueme e krojevet, b) çmimi i pakët per grue e c) shkalla teper e ulët e saj. E para nder këto pika gjindet edhe në Rumani, të dyten e diskutuem ma nalt e per të treten na del nji studjim i gjashem me të drejten primitive të kombevet të Kaukazit; e ulja e gravet gjindet vetem nder ato vise, ku islamizmi ka lanë pershtypje të forta mbi kombe, qi jetojn të dame nder fise e pak a shum punojn bujqsi. Gjindet p.sh. në Daghistan, por mungon nder Svanetët, Abachasët e Gjergjanët (Çerkezët)./usalvision
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…