6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KËSHILLA ​Pacientët me tumor të trurit tregojnë se cilat simptoma ata i injoruan...

​Pacientët me tumor të trurit tregojnë se cilat simptoma ata i injoruan para se të sëmureshin

Në një studim të ri, pacientët me tumore të trurit zbuluan disa simptoma më pak të njohura të sëmundjes së tyre që fillimisht nuk i perceptuan si të rrezikshme.

Studimi u krye nga mjekia Susan Scott nga Kolegji mbretëror në Londër dhe përfshiu 39 pacientë, të cilët përshkruan simptomat që ata kishin dhe si reaguan ndaj tyre.

Shumë pranuan se nuk u kushtuan vëmendje simptomave të tilla si përqendrimi i dobët, dhimbje koke, mungesë interesi për aktivitete normale që lidhen me punën, marrëdhëniet familjare apo hobi, dhe gjithashtu vunë re disa simptoma fizike.

Vështirësitë fizike

– Duke pirë çaj, vura re se duart po më dridheshin, por kurrë nuk e mendoja se mund të kishte ndonjë kuptim, tha një grua e moshës 61-vjeç.

– Lava enët dhe kuptova që po anoja në njërën anë shumë ngadalë. Nuk më shkoi mendja të shkoja te mjeku për këtë”, tha një tjetër i moshuar, raporton KP.

Lodhja

Disa pranuan se nuk donin të shkonin te mjeku, pasi që mendonin se do të ishte qesharake dhe thjesht ia atribuan disa simptoma moshës së tyre.

– Fillova të ndjeja nevojën për të marrë një sy gjumë pasdite, por arrita në përfundimin se kjo ishte sepse isha në të pesëdhjetat, tha një grua 50-vjeçe.

Ndryshimet në të folur dhe sjellje

Të tjerë i konsideruan simptomat e tyre si vetëm vështirësi të lehta, veçanërisht nëse ato shfaqen shkurtimisht.

– E kuptova që po flisja paksa në mënyrë të pakuptueshme, por do të kalonte më pak se një minutë dhe më pas do të zhdukej, tha një grua 41-vjeç.

Disa deklaruan gjithashtu se lodhjen ia atribuonin thjesht punës, në mënyrë që të mos donin “të humbnin kohën te mjeku” ose kishin frikë se do të konsideroheshin hipokondriakë.

Simptomat më të shpeshta

Tumoret e trurit ndryshojnë në varësi të asaj se sa shpejt rriten, si dhe në cilën pjesë të trurit ndodhen, dhe në varësi të kësaj, simptomat mund të ndryshojnë, sipas faqes zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon: “Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër...

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Recent Comments