<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa është i shëndetshëm vaji i kokosit? Ekspertët tregojnë se nuk është aq i mirë sa keni menduar

Ajo që thuhet për vajin e arrës së kokosit qenka e pavërtetë?

Me siguri, ju të gjithë keni dëgjuar se vaji i arrës së kokosit njihet si sekreti i jetës. Ai shërben kundër viruseve, redukton sëmundjet e zemrës, ndihmon në rënien në peshë dhe mund të përdoret edhe në vend të gjalpit, transmeton lajmi.net.

Vetëm që nuk qenka kaq i shëndetshëm.

Një sondazh i drejtuar nga ‘Morning Consult’, përfshiu 2000 persona, mes tyre 672 dieotologë, dhe ekzaminoi secilin ushqim. Vaji i kokosit ishte ai që i ndante më shumë përgjigjet: vetëm 37 për qind e dietologëve e konsideronin vajin e arrës së kokosit të shëndetshëm, ndërsa nga publiku i gjerë, 72 për qind.

“Edhe pse vaji i arrës së kokosit nuk është i pashëndetshëm, ai as nuk kryeson produktet më të shëndetshme. Mund të shtoni disa sasi të vogla në dietën tuaj si një burim yndyre, por gjithashtu duhet të keni kujdes të konsumoni yndyrna të pangopura që gjenden në përbërjen e vajrave dhe produkteve bimore si vaji i ullirit, arrat, farat”, – thotë dietologia Alissa Rumsey, MS, zëdhënëse e Academy of Nutrition and Dietitics, për revistën ELLE. Një dietologe tjetër e kontaktuar nga kjo revistë, Carly Lauraine, saktëson që “vaji i kokosit ka 14 g vaj në total për çdo lugë gjelle, 12 nga të cilat janë të ngopura. Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon vetëm 13 g në ditë për një stil jete të shëndetshëm për zemrën. Vaji i kokosit mund të rritë nivelet e kolesterolit të mirë, por gjithashtu mund të rritë edhe nivelet e kolesterolit të keq,”- thotë Rumsey.

Vaji i kokosit nuk përmban antioksidantë, për këtë arsye ajo këmbëngul që “duhet të merren më shumë antioksidantë nga perimet, frutat dhe drithërat. Nuk ka shumë kërkime për të mbështetur ndonjë nga pohimet për dobitë e vajit të kokosit, shumica e tyre vijnë nga fjala e gojës”.

Ndoshta vaji i kokosit më mirë të përdoret për të shkëlqyer flokët dhe lëkurën.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

11 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

12 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago