<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Panoramë befasuese në shpellat nëntokësore të Viroit

Gjirokastra përbën një destinacion turistik gjithëvjetor. Vlerat natyrore janë një pjesë e rëndësishme në thesarin e vlerave historike, arkitekturore, kulturore dhe kulinarisë së pasur të qytetit te UNESCO-s

Në këtë gjerdan vlerash, bën pjesë dhe Mëma e Ujit (Virua), monument natyre.

Mëma e Ujit ndodhet 3 km larg nga qyteti dhe është një burim karstik me prurje 17 m3/sek. Uji buron nga Mali i Gjerë dhe del nga një thellësi e dukshme 5 – 6 m.

Ky monument natyre që vitet e fundit po frekuentohet edhe nga turistë vendas e të huaj, ka vlera shkencore, hidrologjike, didaktike, sportive dhe turistike.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër ka publikuar disa fotot nën ujë të bëra nga zhytësit polakë që janë vizitorët më të frekuentuar të korridoreve të thella të kësaj perle të natyrës.

Viroi, Skotinia dhe Petraniku janë tre shpella nënujore në liqenin e Viroit, të cilat ofrojnë një panoramë befasuese dhe një përvojë të pabesueshme.

I shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982, shpella nëntokësore e Viroit ka një thellësi prej 249 metra dhe është e rrethuar nga pisha të egra jashtë.

Për rreth këtij parku të mrekullueshëm ndodhet edhe shëtitorja ku jo vetëm të rinj të apasionuar pas sporteve, por edhe familjet zgjedhin të bëjnë piknik në këtë zonë.

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

1 day ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

1 day ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

1 day ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

1 day ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

4 days ago