Nëse zgjoheni vonë dhe e konsumoni mëngjesin vonë ose e shmangni atë, mund t’ju duhet të ndryshoni këtë zakon jo të shëndetshëm.
Një studim i ri sugjeron se konsumi i mëngjesit mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera të metabolizmit.
E madje mund t’ju ndihmojë të shmangni një faktor rreziku të lidhur me diabetin që është të qenurit mbipeshë.
Mësoni më poshtë se çfarë tregojnë studimet e fundit rreth kohës së duhur për konsumin e mëngjesit.
Studimet, zbuluan se njerëzit që hanin mëngjes më herët se ora 8:30, kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që e konsumonin vaktin e tyre të parë më vonë gjatë ditës.
Rritja e glukozës në gjak dhe rezistenca ndaj insulinës, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, janë dy shënues të prediabetit dhe diabetit të tipit 2.
Studime të tjera kanë sugjeruar se dieta e njohur e cila lejon që një person të hajë sa të dojë vetëm gjatë një kohe të caktuar, përmirëson shëndetin metabolik.
Megjithatë ky studim zbuloi se rezistenca ndaj insulinës u rrit me intervale më të shkurtra, ndërsa niveli i glukozës në gjak nuk u lëkund në mënyrë të konsiderueshme.
Me fjalë të tjera, ju mund të jetë më mirë të konsumoni vaktet tuaja në kohën e tyre sesa të përpiqeni t’i grumbulloni të gjitha në një afat të shkurtër kohor.
Dhe sigurisht, mundohuni të konsumoni mëngjes sa më herët!
Studimi zbuloi se ngrënia e vaktit të parë të ditës, pas orës 8:30 të mëngjesit shoqërohej me rritje të sheqerit në gjak dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës.
Pra, zgjohuni herët dhe konsumoni një mëngjes të pasur në vlera ushqyese.
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…