Deklarata e ish-anëtarit të partisë që dekonspiroi skenarin e Sigurimit të Shtetit për armët në Kishë: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret… Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm”.
“Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” ndërsa në oborrin e Degës së Brendshme, nis të zhurmojë motorri i një makine që largohet dalëngadalë. Nëpër qeli bie heshtje varri… Ishin fjalët e fundit tëPjerin Kçirës, çastet e fundit para pushkatimit. Ishte pjesë e grupit “armiqësor” që dekonspiroi skenarin e Sigurimit të Shtetit për fshehjen e armëve në Kishë në Shkodër, në vitin 1948. Është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krimeve të komunizmit. Dhjetëra klerikë e qytetarë të Shkodrës shkuan drejt pushkatimit. Studiuesi Pjetër Pepa e ka pasqyruar këtë ngjarje përmes dokumenteve, por edhe dëshmive të të mbijetuarve të asaj ngjarje. Libri “Dosja e Diktaturës”, shkruar nga Pjetër Pepa është një ndër materialet që na ka lënë trashëgim dhjetëra dëshmi autentike që na rrëfejnë krimet e komunizmit. Më poshtë, publikojmë një pjesë nga libri i Pjetër Pepës, “Dosja e Diktaturës”, momentin e vrasjes së klerikëve dhe grupit të personave që ishin anëtarë të partisë, por që nuk pranuan të bëhen pjesë e planit të egër për vrasjen e klerikëve dhe zbuluan skenarin e Sigurimit të Shtetit për futjen e armëve në kishë.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…