Nga Kastriot Dervishi
Pasi vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë, më 17.8.1949 kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake nënkolonel Biblil Klosi, njofton Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, se asnjë prej të dënuarve nuk lidhej me aksionin e vrasjes së Bardhok Bibës, por në gjykimin e tij ishin “strehues, ndihmësa e bashkëpunëtorë direkt ose indirekt me bandën e kriminelëve të arratisur që ndodhen në arrati në krahinën e Mirditës”.
Pra asnjë i akuzuar drejtpërdrejt. Menjëherë, brenda ditës Ministria e Mbrojtjes Kombëtare me nënshkrimin e zëvendësministrit, gjeneral-major Hysni Kapo kthen përgjigje se ishte dakord me opinionin e Bilbil Klosit.
Kësisoj në kohë rekord, Presidiumi i Kuvendit Popullor, zhvilloi mbledhjen e nr.270 të datës 17.8.1949, në orën 12.00. Në mbledhje u kopjuan fjalët e Bilbil Klosit dhe lutjet nuk u morën parasysh. Të nesërmen u kryen ekzekutimet.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…