<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

20 fakte që nuk i dinjë për jetën në hapësirë

Dhimbjet nga hapësira:

  1. Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.
  • Lëngjet rrjedhin lart
  1. Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.
  • Anët e mira
  1. Të paktën do të jeni të fryrë, në gjendje kapsllëku dhe të gjatë. Presioni në ulje mbi shpinën kurrizore bën që udhëtarët në hapësirë të zgjaten me 5 centimetra.
  2. Minjtë e laboratorit në hapësirë gjatë periudhës së mesit të shtatzënisë, ndërsa po i zhvillohen veshët e brendshëm, lindin bebe me veshë të gjatë.
  3. Asnjë njeri nuk është ngjizur në hapësirë, prandaj këto janë supozime.
  • Efektet në Tokë
  1. Një studim i vitit 2001 tregoi se astronautët që gërhisnin në Tokë dremisnin të heshtur në hapësirë.
  2. Është normale që astronautët të flenë pa bërë zhurmë. Me 16 lindje dielli në ditë kjo është më e pakta që mund t’u ndodhë.
  3. Në fillimin e ditës së punës në anijen kozmike, paneli i kontrollit në Hjuston transmeton muzikë për t’i zgjuar astronautët.
  • Vakumi i hapësirës
  1. Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.
  2. Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.
  • Mungesa e oksigjenit në gjak
  1. Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.
  2. “Virgin Galactic”, një kompani e turizmit të hapësirës nga Richard Branson, ka vendosur të mos pranojë asnjë grua që ka kryer transplantime të gjoksit, nga frika se mos ato shpërthejnë.
  • Si ushqehen
  1. John Glenn e pati të vështirë të përtypë ushqim, por jo për shkak të mungesës së gravitetit. Astronautët e hershëm përdornin tuba alumini për të kaluar ushqime të thara, qull gjysmë të lëngshëm dhe ushqim në formë kubi.
  2. Sot astronautët mund t’i marinojnë ushqimet që hanë me kripë dhe piper në formë të lëngshme. Drithërat në masë të vogël do të pluskonin, duke u dalë nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugët e frymëmarrjes.
  • Çfarë mungon
  1. Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.
  2. Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.
  • Lindja e dytë
  1. NASA u përpoq të ndërtojë një WC në kostumet e hapësirës, një tub të ngjitur në fshikëzën e meshkujve dhe një pajisje të tillë të modifikuar për femrat, por u dorëzuan dhe kaluan në planin B, pelena për të gjithë.
  2. Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “LINDJA E DYTË”.
  • Jeta në hapësirë
  1. Por disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.
  2. Mos është më mirë të qëndrojmë atje lart? Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur gjatë misioneve në hapësirë, por kurrë ndërsa kanë qëndruar atje lart, por vetëm gjatë udhëtimit nga poshtë lart dhe anasjelltas./InforCulture.info
postbck postbck

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

10 hours ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

11 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

16 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

16 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

16 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

2 days ago