<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Provat e reja hedhin dritë mbi aktivitetin e njerëzve të hershëm rreth 2.5 milion vjet më parë

Varrosur nën shtresat e sedimentit dhe të ruajtura për miliona vjet, studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuluan disa nga provat më të hershme të mjeteve prej guri të copëtuara në Etiopi. Fragmentet e mjeteve janë më shumë se 2.58 milion vjet të vjetra, gjë që i paraprin dëshmisë më të vjetër të prodhimit sistematik mjeteve prej guri.

Është një zbulim që ndihmon të hedhim dritë mbi mënyrën sesi evolucioni i njeriut dhe origjina e përdorimit të mjeteve përkojnë. Studiuesit publikuan gjetjet e tyre në një studim të ri në revistën Proceedings of the National Academy of Science. Mjetet u zbuluan në vendin e gërmimit të quajtur Bokol Dora 1 (BD 1), dhe zona ndodhet afër të njëjtës zonë ku u zbulua fosili më i vjetër i gjinisë Homo Sapiens.

“Në fillim gjetëm disa objekte të shtruara në sipërfaqe, por ne nuk dinim se nga cilat sedimente po vinin,” tha Christopher Campisano, një gjeolog që ndihmoi për të zbuluar mjetet. “Por kur u hodha sytë mbi një shkëmb të vogël, pashë shkëmbinj që rridhnin nga faqja e gurëve.

Studiuesit hasën në një shtresë eshtrash dhe qindra copash mjetesh guri që tregojnë veprimtarinë njerëzore dhe copëtimin sistematik të gurëve për të bërë thika. Për fat të mirë, mjetet ishin hedhur pranë një burimu uji, ku ato u varrosën menjëherë dhe u ruajtën mirë. Studiuesit datuan një shtresë hiri vullkanik dhe analizuan nënshkrimet magnetike në sediment.

Toka ka kaluar nëpër disa përmbysje polesh në historinë e saj 4.5 miliardë vjeçare dhe këto përmbysje lënë një shenjë në planetin tonë. Sedimenti në zonën BD 1 ka polaritet “normal” që do të thotë se është më i vjetër se vendet e tjera që kanë “kthyer mbrapsht” nënshkrimet e sedimentit.

Njerëzit e hershëm dhe shimpanzetë ishin duke përdorur mjete shumë kohë përpara se njerëzit modernë të fillonin të punonin me gur, por ndryshimi është se si u bënë dhe u përdorën këto mjete. Mjetet e gurit të zbuluara në Kenia që datojnë 3.3 milion vjet më parë u përshkruan si “të çuditshme”, që do të thotë se gurët përdoren për çekiç dhe prishjen e ushqimit.

Këto mjete u quajtën “Lomekwian” ndërsa mjetet “Oldowan” të zbuluara në BD 1 janë dukshëm të ndryshme nga ato të bëra nga shimpanzetë dhe të afërmit e hershëm të njeriut.

“Ne presim të shohim ndonjë tregues të një evolucioni nga Lomekwian në këto mjete më të hershme Oldowan,” tha Will Archer, një anëtar i ekipit hulumtues. “Sidoqoftë, kur shikuam nga afër modelet, kishte shumë pak lidhje me ato që dihen nga vendet më të vjetra arkeologjike ose me mjetet që bëjnë primatet moderne.”

Mjetet Oldowan u prishën për të krijuar skaje më të sakta, dhe artefaktet e zbuluara në BD 1 ndihmojnë të ilustrojnë se prodhimi i mjeteve kaloi nëpër shumë shpikje ndër vite. “Nëse hipoteza jonë është e saktë, atëherë do të prisnim të gjenim një lloj vazhdimësie në formën e artifaktit të 2.6 milion vjetëve më parë. Ne duhet të gjejmë më shumë zona arkeologjike”.

Përshtati në shqip Pamfleti, marrë nga Earth.com

postbck postbck

Recent Posts

Rrahjet e zemrës që mund të sinjalizojnë rrezik për goditje në tru

  Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…

4 hours ago

Mënyra natyrale për zhdukjen e thinjave

    Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…

4 hours ago

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

    Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…

4 hours ago

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

8 hours ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

8 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

9 hours ago