<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mësoni çfarë duhet të hani para gjumit që të eliminoni gërhitjen

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar disa ushqime që reduktojnë ndjeshëm gërhitjet gjatë natës. Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, por një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Disa metoda të lidhura me ushqimet mund të jenë zgjidhja ideale, nëse gërhisni gjatë natës.

Megjithatë, përveç ndryshimit të ushqimeve, ekspertët theksojnë se ka praktika dhe metoda mjaft efektive që mund t’ju ndihmojë për të reduktuar gërhitjen.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Mjalti është një produkt që përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulçerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe në këtë mënyrë ai ndikon në lirimin e frymëmarrjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumosh një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë para se të flesh, ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Vaji i ullirit ose më mirë, jo vajra të ngopur si gjalpi, dhjami apo margarina. Vajrat e tillë kontribuojnë në kthimin e aciditetit në fyt. Kjo është aryeja pse ju krijohet urthi gjatë natës kur në drekë keni ngrënë mish viçi të grirë. Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që vepron në arterie. Në studimet klinike është disi e habitshme që njerëzit që vuajnë nga urthi, raportojnë për një rënie të këtij sikleti kur përdorin vaj ulliri. Efektet e vajit të ullirit janë të dukshme edhe në enjtjet e fytit. Prandaj nëse ke probleme me gërhitjen, është e këshillueshme sa më shumë vaj ulliri.

Uji. Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, qellëza do të ngjitet duke bërë të mundur atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj duhet të kesh parasysh që të pish gjithmonë ujë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe para se të flesh.

Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi e i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori. Ne duhet të dimë edhe një fakt tjetër që gërhitja gjatë natës mund të dëmtojë shumë sistemin nervor të personit që keni afër, kështu që është e domosdoshme për personat që gërhasin që t’i ndjekin këto këshilla.

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

1 day ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

1 day ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago