Nëse vini re një ndryshim tek sytë pasi konsumoni pije me gaz e Coca Cola-n, s’është asgjë tjetër përveçse efekti i tyre.
Shpesh herë ndodh që të frenojmë veten për të mos konsumuar pije me gaz, të cilat i kemi mjaft të preferuara.
Sigurisht që në këtë mënyrë i ndalojmë dhe fëmijët për të njëjtën gjë, por pse ndodh kjo? E dimë që nuk janë të shëndetshme por pse? Çfarë ndodh me organizmin tonë pasi konsumojmë Coca Cola?
Në momentin që konsumoni pije të gazuara ndjeni vetëm një fryerje dhe kaq, por ajo çfarë ndodh në të vërtetë është se nivelet e sheqerit rriten 20 minuta pasi kemi konsumuar Coca Cola. Në trup ndodh një “shpërthim” insuline dhe mëlçia e kthen të gjithën në dhjam.
Më pas, pasi kanë kaluar 40 minuta që nga futja e Coca Cola-n në trup, ai e ka përthithur të gjithë kafeinën duke bërë që presioni i gjakut të rritet, kështu bebet e syrit zmadhohen. Prandaj nëse vini re një ndryshim tek sytë pasi konsumoni pije me gaz e Coca Cola-n, s’është asgjë tjetër përveçse efekti i tyre.
Pas 45 minutash që Coca Cola ka hyrë në organizëm, rritet niveli i dopaminës, e cila është përgjegjëse për ndjesinë e kënaqësisë. Shpesh herë efekti i Cola-s është krahasuar me atë të heroinës…
Mos harroni që e gjitha fillon gradualisht dhe të parët që dëmtohen janë dhëmbët, kjo prej përmbajtjes që ka Cola, acid fosforik dhe e gërryen smaltin e dhëmbëve.
Kujtojmë se një kanaçe me lëng të gazuar, në këtë rast Coca Cola përmban rreth 10 lugë çaji sheqer, por e rekomanduar është që një individ duhet të konsumojë deri në 6 lugë çaji sheqer në ditë.
Nuk është e thënë që të hiqni dorë krejtësisht, por bëni mirë që të rralloni konsumimin e saj!
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…