<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ura e fshatit Bubël (Malishevë)

Ura është ndërtuar mbi lumin Mirushë që bashkon fshatin Bubël me Çupevën. Në këtë zonë përveç urës janë edhe rrënojat e mullirit të fshatit, hambari i vjetër dhe varrezat e vjetra, të cilat kanë arritur t’i mbijetojnë rrethanave të kohës. Nga një pllakë mermeri me mbishkrim mësojmë se në vitin 1883 Hamzë Këpuska nga Gjakova ka lënë këtë bamirësi. Sipas gojëdhënës ndërtimi i urës është bërë nga familja Kusari në shek. XVIII, ndërsa Hamzë Këpuska si pasardhës i tyre ka rinovuar urën në vitin 1883. Duke pasur parasysh se këndej ka kaluar rruga tregtare që ka lidhur Gjakovën me Vushtrrinë atëherë besojmë se edhe para vitit 1883 këtu ka pasur urë. Ura ka qenë në funksion të pandërprerë që nga koha e ndërtimit e deri në vitet ’60 të shek. XX kur ndërtohet ura e re prej betoni pranë saj. Nga ajo kohë ura e vjetër nuk përdorej më, ndërsa dridhjet e shkaktuara nga makinat që kalonin mbi urën e re si dhe vërshimet e ndryshme të paraqitura gjatë viteve kanë dëmtuar në masë të madhe këtë urë të vjetër. Struktura e braktisur e urës degradohet vazhdimisht me ç’rast shemben harqet anësore, dritaret shkarkuese dhe traseja e ecjes zhduken tërësisht. Pas viteve ’80 të shek. XX nga ura mbetet vetëm harku qendror. Në vitin 2002 ura evidentohet si monument kulture nga QRTK-ja e Prizrenit, dhe në vitin 2009 hartohet plani dhe bëhet mbikëqyrja e punimeve të restaurimit, konservimit dhe rikonstruksionit, të cilat punë përfundojnë në shtator 2010. Ura e Bublit është karakteristikë e urave me harqe të rajonit të shekujve XVIII dhe XIX të ndërtuar me material vendor. Numri i harqeve dhe traseja e ecjes i është përshtatur vend-ndërtimit, derisa ujë-qarëset dhe dritaret shkarkuese ishin si nevojë hidro-inxhinjerike ngase vërshimet ishin të shpeshta në këtë zonë. Ura ka katër harqe. Harku qendror është me diametër 8.35 m, derisa harqet anësore janë me dimensione 3.85, 3.0 dhe 1.65 m. Gjatësia e urës është 30 metra kurse gjerësia 3.2 metra. Ura ka edhe dy dritare shkarkuese të ujit të ndërtuara në të dy anët e harkut kryesor. Përveç harkut të vogël, të tri harqet e tjera janë të ndërtuara me dy rreshta qemerë prej gurëve vendorë. E gjithë ura është ndërtuar prej gurëve të zinj ndërsa traseja e ecjes është shtruar me gurë lumi dhe rrasa në dy skajet e saj. Në vitin 2009-2010 është rindërtuar e gjithë ura përveç harkut qendror që ka qenë edhe elementi i vetëm i ruajtur deri në atë kohë. Harku origjinal është konservuar, janë përforcuar themelet e saj ndërsa pjesët e tjera janë rindërtuar bazuar në foto-dokumentacion dhe në gërmime të bëra në zbulimin e themeleve ekzistuese. /Monuments of Albania

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

5 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

6 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

6 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

6 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

7 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago