Kështu titullohet kjo pikturë e punuar nga Jean Baptiste Vanmour, e cila gjendet e ekzpozuar në Rijksmuseum (Amsterdam). Piktura besohet se është punuar mes viteve 1730 – 1737.
Halil Patrona ka qenë shqiptar nga një fshat i Manastirit. Në vitin 1730 Halili e ka organizuar një kryengritje ne Stamboll dhe e ka hequr nga pushteti sulltan Ahmetin III dhe e solli sulltan Mahmutin. Me këtë ka përfunduar Periudha e Tulipanëve. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e Perandorisë Otomane. Nuk ka qenë lehtë të hiqet sulltani nga pushteti, të ekzekutohet dhe të zëvendësohet me një tjetër.
Ekzistojnë shumë tregime për jetën dhe profesionin e Halilit. Disa thonë se ka qenë shitës në pazar, disa shitës derë më derë, e disa punëtor në hamam (ata që t’i japin peshkirat te dera ose që t’ngjeshin). Por, varianti më i besueshëm është ai i disa historianëve që bëjnë me dije se Halili ka qenë udhëheqës i një grupi të madh të jeniçerëve (disa mijëra), shumica shqiptarë.
Përndryshe, Halili është vra në pabesi, siç tregon edhe piktura. Vrasjen ia organizoi i njejti sulltan që ky e solli në pushtet. Nuk ka pasë rrugëdalje tjetër sulltani. Me pasë pasë lanë gjallë Halilin, ky e kish ndërru edhe këtë sulltan.
Halili ka pasë tjetër mbiemër por shqiptarët në Stamboll e kanë quajtur Patron. Si sot që i thojnë njani tjetrit Boss. /InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…