<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hamami i Vjetër në Vushtrri i njohur edhe si Hamami i Gazi Ali Beut

Hamami i Vjetër (Vushtrri)
Hamami i Vjetër në Vushtrri i njohur edhe si Hamami i Gazi Ali Beut është njëri ndër monumentet më të vjetra të trashëgimisë kultorore jo vetëm në komunën e Vushtrrisë por edhe më gjerë.
Hamami i Gazi Ali Beut gjendet në bërthamën e qendrës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar nga Gazi Ali Beut në fund të shek.XIV dhe fillim të shek.XV. Objekti sanitar publik kishte funksion banjoje i cili ishte në shërbim për te dy gjinit. Hamami paraqet një objekt kompleks teknik për sa i përket zgjidhjes hidraulike dhe termoteknike. Hamami i Vushtrrisë i takon tipit te Hamameve “ Tek” dhe përmban sallën e madhe në hyrje me shatërvanin nga guri në mes, sallën e dytë (pjesa e vakët dhe nyja sanitare, dhe dy kthina ( halvete) për larje përballë njëra-tjetrës. Në këto hapësira gjendeshin dy vaska (kurna) guri me ujë të ngrohtë që vinte nga depoja e ujit. (Shtylla, 1998, f. 38-39) Skema e banjës e këtij Hamami është e ngjashme me Hamamin në Pejë – seksionin e grave. Duket qartë që hamami u ndërtua në dy periudha. Hyrja e ndërtuar nga gurët poroz vullkanik- gurë shtufi është ndërtuar në shek. XVII. Një periudhe më të hershme i përkasin dyshemeja dhe tri kupolat e ulëta. (Shtylla, 1998, f. 38-39) Ambienti i fundit i hamamit zë gjithë gjerësinë e objektit. Ambienti i hyrjes paraqet një volum kubik që mbulohet nga sipër me kupolë masive sferike me tambure tetë këndore. Pjesa më e hershme është volumi përdhesë me tre kupolat e ulëta ku janë ambienti i ndërmjetëm, dy ambientet e larjes dhe depozita e ujit. (Shtylla, 1998 f. 39) Pullazi është i ndërtuar në formë kupole. Ambientet e banjos ishin të shtruara me gurë mermeri të bardhë.[2] Gjithashtu Mulaku pohon se lokalet e hamamit kanë qenë të shtruara me mermer të bardhë. (Mulaku, 2004, f. 60) Hapësira e garderobës sot nuk eksizton.) Në sallën e madhe kanë qenë katër shtretër për pushim pas daljes nga banja. (Mulaku, 2004, f. 60) Nga vitet ’70 objekti është jashtë funksionit. Ne vitin 2013 ( gusht) ka filluar restaurimi dhe konzervimi i fasades dhe kupolave te Hamamit, punime te cilat kane perfunduar ne muajin maj 2014. /Monuments of Albania

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

14 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

14 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

14 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

15 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

15 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

21 hours ago