<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vina:Një qytezë arbëreshe, ku veshjet e grave shquhen me elemente arkaike ilire

Në rrugëtimin tim të fundit në Kalabri dhe provincat tjera (21-25 Gusht 2021), për herë të parë vizitova 13 bashki, gjegjësisht katunde e qyteza edhe atë për herë të parë, ndërsa tri të tjera për të satën herë. Turneun apo misionin tim të fundit kushtuar vendbanimeve arbëreshe e fillova me katundin Vina apo it. Vena Di Maida, me të zbritur në aeroportin La Mezia nga më shoqëroj gjatë profesori Michele Greco, të cilin e falënderoj, sepse në saje të tij, e dyfishova kësaj radhe planin e vizitave.

Me të zbritur në aeroportin La MeZia, në Jug të Italisë gjegjësisht në Rrethin e Katanxaros, me shoqëruesin tim, profesorin Michele Greco, vendosëm që së pari ti vizitojmë vendbanimet më të afërta arbëreshe, siç janë Vena Di Maida apo në gjuhën shqipe Vina, që dikur quhej “Vinagreci”, Garafa apo it. Caraffa di Catanzaro dhe Zagarona.

Por të ndalemi tek katundi i parë Vina apo Vena Di Maida, ku në hyrje të tij na priti një tabelë dygjuhëshe ku çdo vizitori në italisht e shqip i urohet mirëseardhje, ndërsa që në shesh hasëm disa vendas që freskoheshin me pije nën pemët e një lokali kur temperatura kishte kaluar 35 gradë celsius.

Në fillim ia mësymë kishës në qendër Kishës së Sant’Andreas, ku brenda burrë e grua përgatitnin disa buqete lulesh në prije të një feste që kremtohej në mbrëmje. Nuk e patëm vështirë që të komunikojmë me ta edhe atë në gjuhën shqipe, duke pas edhe ndihmën e tyre që të thërrasin nga shtëpia profesorin e moshuar Giordano Giuseppe, i cili arriti shumë shpejtë për të ha hap dyert e muzeut.

Ndërsa që jashtë muzeut figuronte edhe një tabelë, në shenjë të vizitës së shkrimtarit të famshëm të francez Alexandër Dumos, që kishte vizituar këtë fshat qysh në vitin 1835, brenda në muze dominonin vegla pune e sidomos kostume femrash të ekspozuara si në modele e edhe në fotografi të hershme, si dëshmi se ato barteshin edhe 4-5 shekuj më parë.

Në sheshin kryesor të fshatit, ku sheshi të emërtuar me emrin e kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeu gjendet edhe kisha e S. Andrea Apostolo, që sipas burimeve historike daton nga mesi i shekullit XVIII.

Ky vendbanim, siç mësojmë nga libri i porsabotuar “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe”, të autorëve Antonio Bellusci dhe Ornela Radovicka: u themelua gjatë një vale migratore rreth vitit 1448, nga ushtarët shqiptarë që ndoqën Dhimitër Reresin (Demetrius Reres) në ndihmë të mbretit të Napolit, Alfonso I të Aragonës. Dhimitër Reres u emërua guvernator i Kalabria Ulterior për shërbimet që i bëri mbretit. Sot ka 1300 banorë. Emri i tanishëm i qytetit Vena, ndoshta buron nga karakteristikat gjeomorfologjike dhe kushtet strukturore të territorit, i cili është shumë poroz dhe i pasur me damarë.

Mbiemrat më të zakonshëm me origjinë shqiptare janë: Boca, Bubba, Cristofaro, Derro, Figlia, Forte, Giglio, Graziano, Santo dhe Stranieri”.

Ndërsa sa i përket kostumeve të Venës, që patëm rastin ta shohim edhe si model edhe përmes shumë fotove në muze, po si pas të njëjtit libër: “Veshja tradicionale që mbajnë gratë e Venës kishte elemente arkaike të veshjes së ilirëve, një popullsi autoktone e rajonit të Ballkanit.

Vena mbeti i vetmi komunitet arbëresh në provincën e Catanzaro-s, që zotëronte një zbulim të plotë të veshjes tradicionale gala të grave. Ajo u përdor nga gratë e vendit deri në fillim të viteve 1900.

Vena di Maida banohet ende sot nga arbëreshë. Riti bizantin ka humbur, por gjuha arbëreshe, një tipar thelbësor i pakicës etnike, është ruajtur deri diku. Zakonet tradicionale arbëreshe dhe kostumet e tyre të ngjashme me ato të Garrafës ruhen nga disa familje, edhe pse tani përdoren pak, janë ende të gjalla.

Personalitete të ndryshme kulturore që përshkuan Venën midis viteve 1700 dhe 1800 u mahnitën nga gjuha, por mbi të gjitha nga zakonet, aq sa shkruan për to në udhëpërshkrimet e tyre”.

postbck postbck

Recent Posts

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit që u varros i gjallë nga Enveri

  Gjatë një fjalimi në Parlamentin Shqiptar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmendi një histori…

17 hours ago

Përfitimet dhe efektet anësore nëse pini çdo ditë çaj të zi

  Çaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj…

17 hours ago

E pazakontë! 20 deve “skualifikohen” nga konkursi i bukurisë për shkak të ndërhyrjeve estetike

Një ngjarje e rrallë ka “çoroditur”  konkurset e bukurisë për deve në Oman. 20 deve…

18 hours ago

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Ahmed Kalaja Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të…

21 hours ago

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka – Çfarë duhet të bëni?

  Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.…

21 hours ago

U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut

U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut…

21 hours ago