Sekrete të errëta të Vatikanit

SKANDALET!

Tradhti, ndihmesa e nazistëve për të shpëtuar nga Forcat Aleate dhe tentativa për vrasje, janë disa skandale që rrethojnë Vatikanin./Konica.al

Vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani, ka një histori me sekrete tragjike që mund të mos i keni hasur kurrë. Nga ndihma e dhënë nazistëve për t’i shpëtuar ndërhyrjes së forcave aleate tek fitimi i të ardhurave nga holokausti, fakte lidhur me Vatikanin që vijojnë të mbeten sekrete. Vatikani është një shtet i rëndësishëm për botën e krishterë për shkak të Kishës Katolike Romake. Vatikani ka disa ndërtesa historke të bukura, megjithatë sekretet për Vatikanin janë të errëta.

  1. Vatikani bëri para nga asgjësimi i hebrenjve gjatë holokaustit

Mënyra se si Vatikani fitoi të ardhura mbetet një tjetër sekret. Roli i Vatikanit nuk përfundoi, kur ata ndihmuan nazistët gjermanë të shpëtonin nga invazioni i trupave aleate. Po ashtu, Vatikani i ndihmoi nazistët të merrnin me vete pronën e vjedhur. Fillimisht, prona e plaçkitur ishte në pronësi të familjeve hebraike, të cilat hoqën dorë nga sendet e tyre të shtrenjta dhe të vlefshme kur i futën në kampet e përqendrimit. Ata e shfrytëzuan këtë trashëgimi të çmuar për të fituar më shumë para. Më vonë, u zbulua se themeluesi i Bankës së Vatikanit ishte një agjent sekret, madje po planifikonte të investonte të gjithë pronën e vjedhur dhe trashëgiminë e shtrenjtë në kompanitë italiane të Sigurimeve.

  1. Banka e Vatikanit nuk është në libra!/Konica.al

Instituti për veprat fetare, i njohur edhe si Banka e Vatikanit, gjatë dekadave është përballur me shumë skandale. Banka u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore, në 1942, me qëllim që të shmangeshin kufizimet që forcat aleate kishin vënë në transaksionet financiare. Italia ishte një nga fuqitë që luftonte aleatët dhe trupat aleate nuk donin që paratë të arrinin tek armiqtë e tyre. Fill pas kësaj Banka e Vatikanit u etiketua si banka më e mirë offshore dhe u lirua nga çdo përgjegjësi e jashtme. Për t’i shpëtuar hetimit të Bankës Botërore, nazistët përdorën Bankën e Vatikanit. Gjithashtu, u përfol se nazistët kishin lidhje me Bankën e Vatikanit. Në vitet 1970, Banka e Vatikanit bleu bono me vlerë 900 milionë dollarë përmes operacionit “Mafia”.

  1. Më shumë se 160,000 ekzorcizma janë kryer nga ekzorcisti kryesor i Vatikanit

A e dini se në vitin 2018, rreth 250 priftërinj nga e gjithë bota u ftuan t’i bashkohen shkollës vjetore të ekzorcizmit nga Vatikani? Kisha Katolike nuk ka hequr dorë nga praktika e saj e ekzorcizmit, edhe pse bota ka përparuar në neuroshkencë dhe shkencën e mendjes. U zbulua se rreth 160,000 ekzorcizma ishin kryer nga i ndjeri ekzorcisti i shtetit të Vatikanit, Gabriel Amorth./Konica.al/ Edhe Papët merrnin pjesë në ekzorcizimin e njerëzve, për të cilët besohej se ishin të pushtuar nga demonët. Ekzorcizmi praktikohet edhe sot, Papa Françesku u kërkon njerëzve të shkonin te një ekzorcist nëse shqetësohen nga shpirtrat.

  1. Vatikani ndihmoi arratisjen e nazistëve nga forcat aleate

Pas Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë nuk mund të jetonin në Evropë. Shumë nga nazistët arritën të shpëtojnë nga gjyqet, ndërsa shumë u gjykuan. Shumë të tjerë përdorën rrugën e njohur si “ratlines” (rruga e manastirit) për t’u arratisur nga Evropa. U raportua se Vatikani ishte mbështetja e nazistëve, që u arratisën nga forcat aleate. Rruga që nazistët përdornin për të shpëtuar i lidhi ata me Italinë dhe Spanjën. Arsyet e mundshme për mbështetjen e nazistëve nga Vatikani ishin, se ata donin që Krishterimi të ringjallej dhe nuk donin që fuqia e Bashkimit Sovjetik të rritej, edhe pse Vatikani shpalli neutralitetin në luftë.

  1. Vatikani konsumon më shumë verë se çdo vend tjetër

Sipas raporteve, konsumi i verës në Vatikan është më i madh se në çdo vend tjetër. Statistikat tregojnë se një person që jeton në Vatikan konsumon mestarisht 20 litra verë çdo vit. Kjo shumë është tri herë për një banor të Mbretërisë së Bashkuar, gjashtë herë më shumë se rezidenti amerikan dhe dy herë për banorët e Francës dhe Italisë./Konica.al

  1. Foleja e “supermëkateve”

Shteti më i vogël në botë, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe nga popullsia, Vatikani ka shkallën më të lartë të krimit në botë, siç raportohet nga BBC-ja. Vatikani konsiderohet një vend i shenjtë, megjithatë ka shkallën më të lartë të krimit. Shkalla e krimit në Vatikan është njëzet herë më e madhe se norma e krimit në Itali. Megjithatë, mendohet se janë turistët të përfshirë në krime të tilla, në vend të papëve dhe rojeve zvicerane. Përveç kësaj, Vatikani konsiderohet gjithashtu si një fole e supermëkateve. Kjo i referohet peshkopëve homoseksualë, që shërbejnë në Kishë, që përpiqen të vrasin një papë për arsye politike dhe fetare, një papë të ketë marrëdhënie seksuale me një individ dhe më pas t’i falë ata për kryerjen e këtij mëkati.

  1. Vatikani: Shtëpia e politikës së pisët dhe të pabesë

“Shenjtëria e Tij” ishte libri i rrënjosur në letrat sekrete të Papa Benediktit XVI. Publikuar në vitin 2012 dhe shkruar nga gazetari italian, Gianluigi Nuzzi, letrat sekrete të Papës Benedikti u zbuluan te Nuzzi nga shërbëtori i Papës. Kjo nxjerr në pah faktin, se Vatikani ishte një shtëpi e politikës së pisët dhe tradhtisë. Ky skandal u njoh publikisht si Vatirrjedhje (Vatileaks). Çështja u mor në konsideratë, madje u zhvillua edhe një hetim, i cili zbuloi se njerëzit jashtë shtetit të Vatikanit shantazhuan dioqezanët homoseksualë, sepse ata shkelën betimet e tyre të dëlirësisë në fshehtësi. Besohet se Papa Benedikti dha dorëheqjen nga Papati për shkak të stresit nga këto skandale. Gjithsesi, Vatikani konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën e krishterë. Sekretet për Vatikanin mbeten të fshehta, nëse nuk hulumtohen siç duhet. Nga ndihma e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, deri te niveli më i lartë i krimit dhe numri i mëkateve, ka shumë për Vatikanin që njerëzit mund të mos jenë në dijeni të tyre./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

16 minutes ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

2 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

18 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

19 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

20 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

21 hours ago